Nuk mjafton vrasja, i djegin edhe shtëpinë

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se shtëpia-bujtinë turistike është pronë e shtetasit Frederik Marku (Brunga), i vrarë dy ditë më parë në një pritë ne qytetin e Shkodres, ku mbeti i plagosur edhe i biri i tij, Jurgen Marku (Brunga).
Bashke me banesen, qe ishte e ndërtuar me konstrukt druri, është djegur edhe një automjet që ndodhej në oborrin e saj.
Nga sa bëhet e ditur, nuk ka dëmtime në njerëz. Shtëpia ka qënë e boshatisur, ndërkohë që i vetmi person që gjendej aty ka qënë një roje i punësuar në atë objekt, i cili ka mundur të largohet menjëherë pa u dëmtuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Shkodrës si dhe të sektorit të zjarrfikësve, ekspertët e të cilëve po hetojnë rreth shkaqeve të rënies së zjarrit, ku si pistë kryesore mendohet të jetë vendosja me qëllim e zjarrit për arsye hakmarrjeje. /Start/
2012-09-01 10:04