Ja ku do të jetë “qyteti” i lojërave të fatit

Bashkia e kryeqytetit bëri me dije sot se në këtë zonë do të grupohen të gjithë lojërat e fatit që shtrihen në territorin e Bashkisë së Tiranës. Për të nxitur zhvendosjen e këtij aktiviteti në zonën e përcaktuar, Bashkia e Tiranës i ka propozuar Këshillit Bashkiak, për të shqyrtuar në mbledhjen e datës 6 shtator, vendosjen e një takse të përkohshme për lojërat e fatit.
Taksës së përkohshme të lojërave të fatit i nënshtrohen të gjithë personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj të licencuar për kryerjen e aktivitetit për lojëra fati, në territorin e Bashkisë së Tiranës. Taksa e përkohshme e lojërave të fatit, aplikohet për çdo sallë ku zhvillon veprimtarinë organizatori.
Niveli i taksës së përkohshme të lojërave të fatit aplikohet i diferencuar, sipas ndarjes zonale të hartës së qytetit të Tiranës.
Për kazinotë dhe kazinotë elektronike, niveli i taksës deri në datën 31.03.2013 është si më poshtë:
- Për subjektet e zonës A, niveli i taksës është 1.000 lekë/m2;
- Për subjektet e zonës B, niveli i taksës është 700 lekë/m2;
- Për subjektet e zonës C, niveli i taksës është 500 lekë/m2;
Për kazinotë dhe kazinotë elektronike, niveli i taksës pas datës 31.03.2013 është si më poshtë:
- Për subjektet e zonës A, niveli i taksës është 10.000 lekë/m2;
- Për subjektet e zonës B, niveli i taksës është 7.000 lekë/m2;
- Për subjektet e zonës C, niveli i taksës është 5.000 lekë/m2;
Por, në projekt-vendim sanksionohet se per të gjithë subjektet që do të ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin ish –uzina e Autotraktorëve, nuk do të aplikohet taksa e përkohshme e lojërave të fatit.
Subjektet e kategorisë së lojërave të fatit, kazino dhe kazino elektronike që zhvendosin aktivitetin e tyre në territorin e Uzinës së Ndërrimit të Automjeteve (“UPNA” - ish –uzina e Autotraktorëve – Shkozë), përfitojnë rimbursim të pagesave të kryera të kësaj takse, si më poshtë:
- Për zhvendosjen brenda datës 31 Dhjetorit 2012, rimbursohen në vlerën 100% të
pagesës së kryer nga hyrja në fuqi e kësaj takse;
- Për zhvendosjen brenda datës 31 Mars 2013, rimbursohen në vlerën 50% të pagesës së
kryer nga hyrja në fuqi e kësaj takse;
Për lojërat e tjera të fatit si, baste sportive, baste për gara në pistë, lotari kombëtare, bingo tradicionale dhe bingo televizive, niveli i taksës është 5000 lekë/muaj.
Pas miratimit në Këshillin Bashkiak, ky vendim hyn në fuqi më datën 1 tetor 2012. Aktualisht, sipas Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit, në Bashkinë e Tiranës ushtrojnë aktivitet 20 kazino elektronike të licensuara, me 81 salla me kompjutera dhe makina elektronike, 7 subjekte të licensuara për baste sportive, me 801 pika shitjeje si dhe 10 bingo.
Vendimi Bashkisë së Tiranës për grupimin në një zonë periferike të lojërave të fatit, u diktua nga pasoja të rënda shoqërore dhe komunitare që pasojnë këtë aktivitet. Shtrirja galopante e lojërave të fatit në çdo rrugë, bllok banimi dhe lagje të Tiranës , krijon mundësi për të frekuentuar brenda një kohe fare të shkurtër dhe brenda një distance të papërfillshme njësitë e lojërave të fatit, duke sjellë një rritje shqetësuese të përdoruesve të tyre.
Përdorimi i lojërave të fatit shoqërohet me probabilitetin e lartë të humbjes së mjeteve financiare, që në shumicën e rasteve merren nga buxhetet familjare. Problematika shoqërore vijon më tej me grindjet brenda familjes, të cilat çojnë në dhunë, shpenzime të paautorizuara, vjedhje brenda familjes dhe brenda bllokut të banimit.
Në një numër gjithnjë e në rritje rastesh, ky fenomen agravohet duke sjellë përdorimin e dhunës në ambientet e lojërave të fatit e më gjerë, si dhe shpeshtimin e precendentëve kriminalë, të tillë si, dhunë në familje, vjedhje me dhunë, kërcënime me armë të ftohta dhe të zjarrit si dhe përdorimin e tyre që kanë rezultuar në plagosje dhe humbje jete. /Start/
2012-08-31 11:40