“Nuk mund ta takoj opozitën jashtë Kuvendit”
30/04/2010 Deklarata e Rasmusen
“Është e vështirë të takosh opozitën, pasi ajo nuk gjendet në Kuvend”, - kështu ka deklaruar shefi i NATO-s, Rasmusen, gjatë një interviste për “Ora-News”. Pyetjes së gazetarit Roland Qafoku se pse nuk është përfshirë në axhendën e tij një takim me liderin e opozitës Edi Rama, Rasmusen i është përgjigjur: “Është e vështirë të takosh opozitën kur ajo nuk është në Parlament”, duke lënë të kuptohet se do të zhvillonte një takim me përfaqësues të së majtës vetëm institucionalisht. Nga ana tjetër, Rasmusen inkurajoi opozitën të aktivizohet dhe të marrë pjesë pozitivisht në proceset integruese të vendit. Sekretari i Përgjithshëm i NATOS zhvilloi dje një vizitë në vendin tonë, ku u takua me ministrin e Jashtëm Ilir Meta, Kryeministrin Sali Berismha dhe Presidentin e Republikës Bamir Topi. Por megjithëse vizita zhvillohet vetëm një ditë përpara protestës së opozitës, e cila pretendon se në zgjedhjet e qershorit ka pasur manipulime, shefi i NATO-s nuk përfshiu në axhendën e tij një takim me liderin Rama. Nga ana tjetër edhe në deklaratën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rasmusen bëri thirrje për dialog politik brenda Kuvendit. Shqipëria që prej një viti është anëtare e NATO-s me të drejta të plota, ndërkohë që prej qershorit të vitit të kaluar, pra prej më shumë se dhjetë muajsh, është futur në një ngërç politik për shkak se opozita nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit, të cilat janë cilësuar nga mbarë faktori ndërkombëtarët si më të mirat të zhvilluara ndonjëherë.