E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli përcakton procedurën e emërimeve për vendet vakante

30/04/2010 KLD-ja përfshin për herë të parë në konkurrim gjyqtarët ushtarak

Si do të veprohet me kandidatët që kanë qenë pjesë e Gjykatës së Lartë

TIRANË- Këshilli i Lartë i Drejtësisë përcakton procedurën që do të ndjekë për emërimet e gjyqtarëve në vendet bosh që janë krijuar në Gjykatat e Karrierës. Sipas një njoftimi zyrtar, është zbardhur në faqen e KLD-së thuhet se: Këshilli i Lartë i Drejtësisë pasi diskutoi dhe paraqiti mendimet mbi kriteret që duhet të ndiqen nga KLD, në shqyrtimin e kërkesave të paraqitura për emërime dhe transferime në vendet vakante të shpallura publikisht nga Këshilli, pranë gjykatave të Apelit Durrës, Tiranë dhe Vlorë, në përfundim përcaktoi kriteret dhe procedurën e votimit. Për plotësimin e vendeve vakante të sipërcituara, nuk do të realizohet vlerësimi i aftësive të tyre profesionale, me procedurë të përshpejtuar. Për sa i përket kandidatëve për në gjykatat e Apelit, që kanë ushtruar këtë detyrë pranë Gjykatës së Lartë apo funksione të tjera shtetërore, kërkesat e tyre do të shqyrtohen në mbledhjen plenare të Këshillit, duke iu nënshtruar konkurrimit, njëherazi me kandidatët e tjerë. Në konkurrim për emërim apo transferim në këto gjykata të Apelit, do të përfshihen kandidatët, të cilët ushtrojnë detyrën e gjyqtarit në ato gjykata ku me ligje të posaçme, ju është caktuar një mandat, si dhe kryetarët e gjykatave që ushtrojnë këtë funksion prej me pak se katër viteve. Ish-gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Ushtarak, që kanë paraqitur kërkesë për emërim në gjykatat e Apelit të sipërcituara, do t’i nënshtrohen konkurrimit njëherazi me kandidatët e tjerë. Të drejtën për të kandiduar në vendet vakante në gjykatat e Apelit, nuk e kanë shtetasit që aktualisht nuk kanë statusin e gjyqtarit. Për rrjedhojë, kjo kategori nuk do të përfshihet në konkurrim. Në listat e votimit do të pasqyrohen me një shenjë të posaçme, kandidatët që pak kohë më parë kanë marrë transferim apo propozim për emërim nga Këshilli. Kërkesat për transferime dhe emërime në gjykatat e Apelit do të trajtohen njëkohësisht. KLD-ja ka vendosur të pushojë procedimin disiplinor ndaj gjyqtares së gjykatës së rrethit gjyqësor Sarandë, Nevrije Halo, pas tërheqjes nga ministri i Drejtësisë, të kërkesës për procedim disiplinor ndaj kësaj gjyqtareje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›