Pensionet private, rritje 42% për 3 muajt e parë
30/04/2010 Skema
Tregu i pensioneve private suplementare për tremujorin e parë të vitit shënoi një rritje vjetore me 42.2 për qind. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, vlera e kontributeve deri në fund të muajit mars ishte pak më shumë se 81 milionë lekë. Në treg vazhduan të veprojnë tre shoqëri, ndër të cilat Capital ishte ajo që përcaktoi më shumë rritjen e tregut, duke e rritur pothuajse me tre vlerën e kontributeve krahasuar me një vit më parë. Por ndërsa tregu ka njohur një rritje të konsiderueshme në vlerë, numri i kontribuesve është rritur me rreth 15 për qind. Gjithsej, skemat e pensioneve private përfshijnë më pak se 4500 kontribues, që në pjesën më të madhe janë punonjës të shoqërive që janë aksionere të fondeve të pensioneve private. AMF vlerëson se tregu vazhdon të jetë i vogël, por me ndryshimet ligjore të ndërmarra së fundi janë rritur pritshmëritë për një rritje më të shpejtë. Shoqëria Raiffeisen Pensions ngelet shoqëria më e madhe për sa i takon vlerës së kontributeve, ndërkohë që Capital ka marrë vendin e parë për nga numri i kontribuesve. Në mbështetje të këtij tregu është miratuar një ligj synon të nxisë krijimin e fondeve private të pensioneve. Sipas tij, çdo individ, pavarësisht moshës apo faktit nëse është në punë apo jo, mund të bëhet pjesë e skemave private të pensioneve. Kontributi që mund të derdhet është pa limit, por Ministria e Financave lehtëson nga taksat deri në 200 mijë lekë në vit. Gjithashtu ligji në fjalë ka si qëllim kryesor përcaktimin e kuadrit ligjor në fushën e pensioneve private dhe përcakton vendosjen e standardeve për administrimin me efektivitet të fondit të pensioneve, në mënyrë që të sigurohet mbrojtja e anëtarit të fondit të pensionit.
Përfitimet
Anëtari i fondit të pensionit ka të drejtë të marrë pagesën e menjëhershme të vlerës së aseteve në llogarinë e vet ose pagesa periodike në formë pensioni. Ai mund ta përfitojë këtë kur mbush moshën e pensionit të parashikuar me ligj për sistemin e pensionit të detyrueshëm, 5 vjet para se të mbushë moshën e pensionit ose kur bëhet i paaftë për punë në mënyrë të përhershme. Ndërkohë midis kompanisë private që administron fondin e pensionit dhe personit të interesuar, ku ky i fundit që të përfitojë një pension duhet të derdhë vullnetarisht kontributet e tij, duhet të lidhet një kontratë që përcaktojë qartë përfitimet.