"Nuk mund te sjellim perparimin, duke lene pas dore krimin"
Sot eshte nje dite e shenuar, dite perkujtimi publik. Zyrtarisht 21 Maji quhet Dita e Kujteses Historike per Viktimat e Krimeve te Komunizmi, por kesaj dite mund t'i veme edhe te tjera emertesa e valenca, mund ta therrasim pa frike, dita e krenarise kombetare, dita e lirise...! Mijera familje me vendosjen e diktatures, nuk pyeten se cfare cmimi ka liria, dhe kur nuk e paten ate, i lane jeten peng deshires per liri. Sakrifica per liri eshte e shenjte. Sot kombi shqiptar duhet te jete ne nje procesion shenjterimi, tubime, perkujtime heronjsh e ngjarjesh, por qe fatkeqesisht shohim harrese te politikes zyrtare, te institucioneve, per ta perkujtuar kete date ashtu sic e meriton. Harrese e pafalshme! Vendimi i Keshillit te Ministrave Nr 754, date 9.11.2006, per disa ndryshime dhe shtesa ne vendimin nr 229, date 23.4.2004, "Per Miratimin e Ceremonialit Zyrtar te Republikes se Shqiperise, te ndryshuar", per here te pare me propozim te autorit dhe perkrahjes se kryeministrit Sali Berisha, e shenoi 21 majin, Dite Perkujtimore Publike. Sic percaktohet edhe ne vendimin ne fjale, e sic jane rregullat zyrtare ne te gjithe boten qe njeh ligjin, heronjte dhe ditet e shenjta ne seline e institucioneve shteterore dhe private, vendoset flamuri kombetar dhe shenjat dalluese te institucioneve apo enteve perkatese. Ne keto dite merren masa te vecanta per zbukurimin e shesheve qendrore te qyteteve. Ne nenin 7/b te vendimit ne fjale, percaktohet: "Ne perkujtim te mijera viktimave te pafajshme te regjimit totalitar komunist, te cilet u vrane, u burgosen, u dhunuan dhe u denigruan, ne menyre te organizuar shteterore, per shkak se besonin ne lirine e ndergjegjes, te prones, lirive politike, aspironin perparim, me 21 maj te cdo viti,do te perkujtohet 'Dita e Kujteses Historike per Viktimat e Krimeve te Komunizmit'. Ceremonia do te organizohet nga Ministria pergjegjese, ku do te marrin pjese personalitetet me te larta te shtetit, e ku Protokolli i Shtetit perfshihet ne pergatitjen e programit dhe ne ndjekjen e anes se tij protokollare". Per mazhorancen e djathte, e cila me shume se kushdo tjeter eshte e lidhur me te persekutuarit politike dhe detyrimi ndaj tyre, nuk eshte thjesht pragmatizem por logjike dialektike, kjo harrese eshte shenje e mjegullimit te vetedijes politike, kjo eshte harrese e rrezikshme per identiteti e se djathtes.
Pas rezistences se viteve 1944-1946, protesta e Spacit e 21 majit 1973 eshte monumenti me sublim i qendreses dhe i veteflijimit, ne emer te nje besimi....! Besimit tek antikomunizmi. Ne dhjetor te vitit 1990, ata qe renden te paret tek PD ishin pikerisht shtresa e te persekutuarve politike, te cilet asnjehere nuk kerkuan revansh apo hakmarrje, por dhane nje leksion historik fisnikerie dhe kerkimi te drejtesise. Krijimin e partise se pare opozitare, atje ne burgun e Burrelit, te burgosurit politike, e priten si diten e clirimit te vertete te Shqiperise, nga regjimi i eger komunist. Madje u dergua nje promemorie ne Tirane, personalisht per zotin Sali Berisha, i cili ne ate kohe, ishte i vetmi intelektual qe kishte bere pershtypje me artikujt e tij, per frymen kombetare dhe deshiren per ta pare Shqiperine ndryshe nga c'ishte. Rruga me e natyrshme per te provuar idealet, jane provat historike. Ato nuk munguan, ndonese u shfaqen ne forme tragjike me revolucionin e 97 apo gjate 8 viteve te veshtira te opozites dhe mbeshtetja, qe kurre nuk i mungoi PD, erdhi nga pasardhesit e revoltes se Spacit, bashkekohesit e saj, adhuruesit dhe pasuesit e heronjve te Spacit, si Dervish Bejko, Skender Daja, Pal Zefi, Hajri Pashajt,Vilson Blloshmit, Genc Lekes e Havzi Neles, qindra-mijera te tjereve, nga platforma e tyre e mendimit dhe shoqerise se lire. Ne sot respektojme me konsiderate te larte, Mersin Vlashin, i cili pikturoi flamurin pa yllin komunist dhe vuajti jo pak por 33 vite burg, dhe dhjetera te tjere qe u ridenuan, me dhjetera vite burg politik. Dhe ne vitin e zi te '97, do te vritej duke mbrojtur voten e lire, ne qendren e votimit, i biri i te burgosurit politik Kujtim Frangu, kjo shtrese asnjehere se ka kursyer jeten per te mbrojtur fjalen e lire. Ne jemi te bindur qe ne kete mazhorance, jo te gjithe kane te njejten ndjeshmeri, vleresim dhe respekt ndaj tyre, por per PD-ne sot ne pushtet ajo eshte obligim moral, politik e historik, sepse eshte ne dinjitetin e historise se saj, si force e djathte politike apo e qendres se djathte, te filozofise se saj qeverise e elektorale.
Te harrosh kete dite eshte njesoj sikur te harrosh te kaluaren diktatoriale dhe ndonese padashje, eshte nje sherbim ndaj persekutoreve te djeshem e jo te larget. Duke lene menjane per pak gjykimin, per te shmangur ndonje keqkuptim, "Ne ftojme qytetaret shqiptare te mos harrojne per asnje moment, se veper e ketyre te perndjekurve e te burgosurve politik jane pafundesite e vlera te krijuara ne shoqerine shqiptare. Lagje te tera te kryeqytetit te Shqiperise, por edhe te qyteteve te tjera te vendit, jane ndertuar prej tyre ne rrethimet me tela me gjemba. Jane qindra e mijera hektare keneta, te thara me muskujt e tyre, jane miliona tone minerale te nxjerra nga galerite me te thella te vendit, nga te cilat ata perfitonin vetem 400 grame buke dhe supen me karrota, plakjen e parakohshme dhe te sigurt. Askush nuk ka detyrim me madhor sesa shoqeria shqiptare, ndaj kesaj shtrese. Ne jemi te bindur se shpirti i shoqerise nuk mund te prehet dhe te jete i qete, nuk mund te kete drejtesi sociale te vertete dhe as paqe sociale, pa demshperblyer viktimat e nje sistemi barbar, nuk mund konsolidohet liria aq e cmuar per te gjithe, ne rast se nuk demshperblehen ish te perndjekurit e regjimit.
Kemi qene te bindur qe puna e nisur ne vitin 2007, per te ngritur muzeun e kujteses antikomuniste ne qytetin e Shkodres, do te perfundonte brenda atij viti, gjithashtu edhe memoriali ne nderim te persekutuarve politike, i planifikuar ne buxhetin e atij viti te MTKR-se, do te realizohej po ate vit, per t'u vendosur ne qender te Tiranes. Por fatkeqesisht edhe sot mbas 2 vitesh ka vetem heshtje, kjo eshte e pa falshme per ate institucion qe nuk kryen detyrimet ligjore ndaj kesaj shtrese. Te persekutuarit politike jane nderi i ketij kombi, kujtesa per ta eshte nderim per moralin tone politik e shoqeror, harresa per ta nga institucionet zyrtare do te jete faji i madh, harrese e pafalshme per te gjithe ne. Fakti qe te gjithe te perndjekurit politike, motrat dhe vellezerit tane, nuk u hodhen me urrejtje e marrezi ne fushen e hakmarrjes, tregoi pjekuri dhe moral. Pas nje muaji jane zgjedhjet e pergjithshme per ne organin me te larte ligjvenes, Kuvendin e Shqiperise. Te perndjekurit politike si pjese e shoqerise me nje kapital moral shume te cmuar, i vleresojne si nje eveniment historiko-shoqeror. Duke pasur nje qendrese stoike kunder diktatures gjate ketyre 18 vjeteve ka dhene kontributin e saj te pa mohueshem duke e vleresuar lirine dhe voten si te shenjta, te paprekshme dhe gjitheperfshirese.
Ne i propozuam koalicionit te mazhorances aktuale, figura me potenciale morale, politike dhe profesionale nga shtresa jone qe politika te bente ndryshimin e madh.
Shtresa jone me 400 000 votues, te perfaqesohej ne Kuvendin e Shqiperise.
Fatkeqesisht ky propozim u prit me nje fodullek politik, aspak demokratik, kombinuar me mentalitet komunist.
Ne sot edhe nje here i drejtohemi politikes qe pa perfaqesimin tone, pa kete kapitalin moral qe ne kemi, nuk mund te ndertojme demokracine.
Pavaresisht kesaj heshtjeje, ne do te vazhdojme te manifestojme kulturen, traditen dhe moralin tone ne sherbim te ndertimit te shoqerise demokratike.
Ky manifestim i fuqishem moral nga ana e ish te perndjekurve politik, ka krijuar nje superioritet moral e politike qe nuk do te shuhet kurre dhe do te cmohet kurdohere. Fakti qe ne sot perbuzemi nga "oportunistet e klases se deshtuar politike dhe te institucioneve deshtuese te shoqerise civile ne Shqiperi" nuk e ndryshon balancen. Prandaj kerkesat tona marrin nje karakter imponues dhe fitojne nje urgjence qe duhet te preke cdo ndergjegje te paster shqiptare. Shqiperia tani me shume se kurre ka nevoje per nje rindertim moral dhe institucional. Perndryshe cdo gje mbetet pa kuptim. Po e mbyll fjalen time me nje thenie te Babait te Nocionit Modern te Lirise, ish-Presidentit Amerikan ABRAHAM LINKOLN: "JU NUK MUND TE SILLNI PERPARIMIN, DUKE LENE PAS DORE KRIMIN" Besim NDREGJONI
SEKRETARI I PERGJITHSHEM
Per pavaresine e Kosoves
Populli i Kosoves, qe eshte pothuaj me proamerikani ne boten islame, do te sjelle nje shembull shume te nevojshem, per nje partneritet te suksesshem myslimano-amerikan.