E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajden: Kosova, e pandashme

PRISHTINE - Pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme, kurse ruajtja e teresise territoriale te saj mbeshtetet fuqishem nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ka thene dje ne Prishtine, nenpresidenti amerikan, Xhosef Bajden. Gjate nje pritjeje te vecante qe Kosova ka organizuar per nenpresidentin amerikan, Bajden tha se ndihej i impresionuar me te arriturat ne Kosove. Ai eshte pritur nga drejtuesit me te larte te institucioneve te Kosoves, si dhe ka mbajtur fjalim para Kuvendit. Udheheqesit e Kosoves e kane cilesuar kete si nje vizite historike dhe deshmi per mbeshtetjen amerikane per Kosoven.

Gjate nje takimi te perbashket me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaci, kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe zyrtare tjere vendore, nenpresidenti Bajden tha se ndihej shume i lumtur qe me ne fund po e vizitonte Kosoven e pavarur.

Ai tha se i mbeshteste autoritetet e Prishtines per ruajtjen e teresise territoriale dhe krijimin e nje shoqerie shumetnike e demokratike. Mesazhe inkurajuese per perparimet ne Kosove, Bajden me pas ka adresuar edhe nga foltorja e Kuvendit te Kosoves, gjate nje seance solemne, te organizuar per nder te tij. "Pavaresia e Kosoves, sic e thashe edhe ne vendet qe i vizitova, eshte absolutisht e pakthyeshme dhe mbetet opsioni i vetem i mundshem", tha Bajden.

Para se te arrihej pavaresia, ai tha se kishte disa shqetesime ne qarqet diplomatike. Bajden tha se ka hasur ne raste kur ndonje diplomat nderkombetar i ka thene atij se po sheh endrra kur flet per pavaresimin e Kosoves. Por, ja qe kjo enderr ishte e imja dhe e juaja, tha Bajden, qe sot eshte realitet. Nenpresidenti amerikan tha se tash te gjithe mund te binden se pavaresia ishte dhe mbetet zgjedhja e vetme. "Nje Kosove e pavarur eshte prioritet per administraten tone dhe per vendim tim dhe elementi kryesor ne politiken tone per te nidhmuar vendet e Ballkanit Perendimor dhe per here te pare ne histori, per te qene te integruar teresisht ne Bashkimin Evropian", ka thene Bajden.

Suksesi i Kosoves se pavarur eshte sukses edhe per Shtetet e Bashkuara te Amerikes, tha ai. Me Kosoven e pavarur, nenvizoi Bajden, eshte krijuar mundesia qe ky rajon te jete demokratik dhe stabil. "Jemi te kenaqur qe shume vende e kane njohur Kosoven, kurse pranimi i saj ne FMN eshte tregues i pranimit te realitetit per nje Kosove te pavarur", u shpreh Bajden.

Ne vazhdim, nenpresidenti amerikan u ka sugjeruar kosovareve qe te vazhdojne perpjekjet per zhvillimin ekonomik, per sundimin e rendit dhe ligjit dhe luftimin e dukurive negative. Ai tha se nje Kosove demokratike dhe stabile ndikon edhe ne demokratizimin dhe stabilitetin e rajonit. Bajden i ka inkurajuar institucionet per zbatimin e planit te Ahtisaarit, per organizimin e zgjedhjeve te lira e demokratike. Po ashtu, ai e ka inkurajuar edhe EULEX-in qe te ktheje rendin dhe ligjin ne pjesen veriore dhe kontrollin e doganave. Kurse, nga kosovaret ka kerkuar angazhim per kthimin e komuniteteve ne shtepite dhe pronat e tyre, si dhe serbet i ka ftuar te bashkepunojne me institucionet e Kosoves dhe pranine nderkombetare. Keto mesazhe, Bajden tha se ua ka transmetuar edhe udheheqesve serbe ne Beograd. "U kam kerkuar nga lideret e Serbise qe te perfundojne embargon tregtare ndaj Kosoves dhe u kam thene atyre se Kosova nuk mund te ndahet. Nuk mund te ndahet", theksoi Bajden. Ai tha se ia ka bere krejtesisht te qarte Beogradit se mbeshtetja amerikane per pavaresine e Kosoves nuk do te ndryshoje.

Sejdiu

Presidenti Fatmir Sejdiu tha se ne emer te qytetareve dhe institucioneve te Republikes se Kosoves, e falenderonte Qeverine dhe popullin amerikan qe iu gjeten Kosoves ne castet me te renda te historise se saj. "Qytetaret dhe institucionet e Republikes se Kosoves ju falenderojne nga zemra ju, Qeverine dhe popullin amerikan, qe ne castet me te renda te historise sone na ndihmuat ta mbajme gjalle shpresen tone per jete dhe liri", deklaroi Sejdiu.

Thaci

Kryeministri Hashim Thaci tha se tash Kosova e ka radhen qe te deshmohet se e ka merituar mbeshtetjen amerikane per pavaresine e saj. "Tani ka ardhur koha qe ne, me punen tone, t'ua bejme juve te ndiheni krenare cfare ne beme ne Kosove. Ne tashme kemi ndryshuar Kosoven, bashkerisht. Kosova eshte shtet i pavarur, sovran, demokratik dhe multietnik, nje vend i mundesive te barabarta per gjithe qytetaret e saj. Eshte vend i mundesive afirmative per minoritaret", theksoi Thaci.

Medalja

Nenpresidenti Bajden eshte nderuar nga presidenti Fatmir Sejdiu edhe me Medaljen e Lirise. Vizita dyditore e nenpresidentit Bajden ne Kosove ka pasuar raundin e tij diplomatik ne Bosnje dhe Serbi.

Protesta(!)

Ne veri te Mitrovices dhe ne Gracanice, jo larg Prishtines qindra serbe organizuan protesta kunder vizites nenpresidenti amerikan Joseph Biden. Serbet e Kosoves, z.Bajden e cilesojne armik te tyre, per faktin se nje dekade me pare ai mbeshteste fuqishem bombardimet mbi caqet serbe te sigurise. Bajden kishte me axhende dhe vizite te trupat amerikane te stacionuara ne Bondsteel, si dhe nje vizite ne manastirin e Decanit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›