Nuk mund te vendosen lidhje kaq te thjeshta midis fese ideologjise Kosoves dhe atentatit

Per Profesorin Michael Daxnernuk mund te vendosen lidhje kaq te thjeshta midis islamizmit fese ideologjise Kosoves dhe atentatit ne Gjermani. Une vete do te druhesha dhe nuk do te vendosja lidhje midis islamit si fe midis zhvillimeve islamike ne Ballkan midis deformimit islamik te Kosoves dhe ketij sulmi. Une besoj se ai eshte nje argument i mirepritur nga djathta gjermane por nga pikepamja empirike nuk ekziston.
Shtypi gjerman i dites po ashtu si mediat edhe publike kane shtruar dy ditet e fundit pyetjet sa islame eshte Kosova. Profesori i sociologjise ka qene rektor i Universitetit te Prishtines dhe kujton Ne Kosove kam qene pergjegjes per arsimin dhe edukimin. Dhe qe ne ate kohe me mua eshte diskutuar nese islami mund te behej feja shteterore ne Kosove. Kjo eshte refuzuar nga pjesa me e madhe e kosovareve sepse islami ishte feja e Perandorise Osmane dhe ne kete menyre e kolonialisteve. Pra islami nuk ka rrenje te thella ne Kosove. Por islamizmi eshte shume i pershtatshem per te krijuar identitete afatshkurtra keshtu qe nga fe kthehet ne ideologji. Prandaj ne nuk flasim per islam por per islamizem. Islamizmi nuk mund te merret seriozisht nga pikepamja fetare por ai duhet marre seriozisht nga pikepamja politike nga ajo kriminale po ashtu si te krishteret fundamentale ne SHBA qe jane te gatshem te bejne vepra te shemtuara nuk kane lidhje me krishterimin. Megjithate ata i referohen fese.
Pervec kesaj Grupet e ekstremisteve perdorin fene nganjehere per te perligjur dhunen. Kjo nuk eshte tipike per islamin as per ndonje fe tjeter. Prej shume vitesh thote Professori Daxner feja fillestare popullore islame ka qene shume dekada e dobet ne Balljan. Ne kuader te luftrave pas vitit 1991 dhe pas intervenimit ne Kosove 1999 ka pasur misione te perforcuara islame si nga ana e drejtimeve sunite dhe vahabiste ashtu edhe nga ana shiite per shembull ne Bosnje.
Por pavaresisht nga sfondi me te cilin lidhet sulmi i te riut nese ai injektohet me kaq shume ekstremizem ketu ne Gjermani atehere ketu ka nje seri motivesh te ngjashme si ato qe kane te rinjte meshkuj kur perfundojne tek talibanet ose shkojne ne Pakistan thote Prof. Daxner.
Por si shpjegohen reagimetne Gjermani pas atentatit te te riut
Ketu kemi te bejme me nje fushe agjitacioni dhe interpretacioni e cila udhehiqet nga antiislamizmi zyrtar gjerman si ajo qe shihni ne rastin e ministrit te ri. Shoqeria pluraliste ka po te njejtin ndikim tek te rinjte. Pra ka mundesi qe familja te kete ndihmuar kete indoktrimin. Nese ai djale eshte pjese e nje rrjeti kete nuk e di ate do e gjeje BKA. Ajo qe me shqeteson mua eshte se reaksionet jane shume me te medha sepse ne kete rast jane prekur ushtare amerikane. Nese do te kishin qene njerez te tjere atehere ka mundesi te ishin bere me pak vleresime politike.Por si thashe nese mbledh te gjitha informacionet kjo veper ka pak te beje me diskutimet per islamizmin qe zhvillojme ne madje ne Gjermani thote i bindur Prof. Michael Daxner Profesor i Sociologjise dhe Presidenti Universitetit te Oldenburgut.
Autor Aida Cama
Redaktoi Mimoza Cika Kelmendi