E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur ekzistenca e familjes vihet ne lojen e fatit

ifti Ahmet dhe Nazlije Bajgora nga fshati Ballovc i Podujeves me te kater femijet u nisen drejt perendimit ne kerkim te nje jete me te mire. Ndersa shpresa e kahmotshme per sherimin e djalit i coi ne duar te mashtruesve. Na e kemi djalin e semure e kemi dashte me e cu jashte vendit per sherim. I kam thane asaj gruaje Po ma sheh djalin e semure e foshnjen nje vjec. Mos mqit me mlane nrruge Mka garantu. Kam besu dhe jam nis. Mbetem nrruge rrefen Nazlija per gruan me emrin V. e cila meqenese ia kishte premtuar bindshem kalimin e sigurt te kufijve ata kishin shitur gjithe cfare kishin.

Por sdo te kaloje shume kohe dhe kjo familje do ta kuptoje kotesine e premtimeve te tilla. Ahmeti kryefamiljar tash pershkruan rrugetimin e tij drejt Turqise me destinacion perfundimtar Suedine Ajo eshte nis prej Prishtine me neve deri nTurqi. Naeroport na ka thane Hyni. Nmujshi me dale vi. Mos mujshi une largohem e fshihem Neve na nxuni policia se vizat ishin kone fallse. Ate nuk e pame ma hic. E neve na mbajten nje jave nburg nTruqi e pastaj na kthyen nshpi.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kufiri Kosove Mal i Zi perdoret per kalimet ilegale

Nje pasuri e tere per viza te rrejshme

Por edhepse besimi i verber ua kishte rrezikuar ekzistencen te gjitha do tharroheshin ndoshta sikur loja te perfundonte me kapjen burgimin dhe kthimin ne Kosove. Por ajo tejkaloi cdo kufi te njerezores -thote kryefamiljari Bajgora. Ma spari mi ka lyp 16 mije euro. Nuk kam mujt me ia dhane Pas gjashte javesh mka ra ne dhjete mije. Me i ba ato pare e kam shit traktorin pese ari truall e dukatin e gruas. Nuk mujti me mqit jashte vendi 7500 mi ka marr atje e masi jem kthy knej mka lyp te tjera. Nje here 2800 nje here 1500 nje here 1300. Por kur tmbramen here mi lypi edhe 2000 te tjera e spata shkova npolici e lajmerova. Polcia toni e nxune thote z.Bajgora.

Lidhur me kete rast ne fillim te shkurtit Zyra e Shtypit e Policise se Kosoves me ane te nje komunikate njoftoi per arrestimin e femres V.M. me banim ne rajonin e Prishtines. Por per shkak te ndjesise se rastit nuk u dhane me shume detaje.

Rasti po hetohet dhe per shkak te natyres se hetimeve nuk mund te bejme publik me shume detaje. Por ne apelojme tek qytetaret qe te mos bine pre mashtrimeve te personave qe ne menyre te paligjshme i dergojen ata jashte shtetit duke vene ne rrezik jeten e tyre. Sepse ne te kaluaren ka pas raste shume tragjike ku njerezit kane humbur edhe jeten thote per DW-ne toger Brahim Sadriu zedhenes i Policise se Kosoves.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Familja Bajgora dha 15 mije euro per te shkuar ne Suedi

Bashkepunimi i policise ngushton rrethin e grupeve kriminale

Nenshkrimi i disa marreveshjeve nga Ministria e Puneve te Brendshme e Kosoves me ministrite e shteteve te rajonit dhe te Evropes Perendimore po ndihmon dukshem luftimin e formave te ndryshme te krimit rezultat i te cilit eshte edhe arrestimi i 7 personave per rastin e lumit Tisa kur ne tetor te vitit 2009 nga permbytja e varkes ne lumin Tisa ne brezin kufitar Serbi-Hungari paten humbur jeten 15 qytetare te Kosoves.

Lidhur me kete rast kemi pasur bashkepunim shume te mire me Policine e Hungarise por edhe me policine e shteteve te tjera. Dhe sipas informacioneve qe kemi per rastin e lumit Tisa ka te arrestuar edhe ne shtetet e tjera thote zedhenesi Sadriu sipas te cilit gjate vitit 2010 Policia e Kosoves i ka realizuar 30 raste arrestimesh te individeve apo grupeve per falsifikim dokumentesh dhe vizash si dhe kalime ilegale te kufirit qofte te shtetasve te Ksooves apo te shtetasve te huaj te cilet e kane shfrytezuar Kosoven si vend tranzit.

Tash jetojme me 45 euro

Krahas perpjekjeve arrestimi i personave nuk kthen ne jetet e humbura e as nuk rimekemb familjet e shumta te cilat per shkak te mashtrimeve te tilla tash jetojne ne skaj te ekzistences. Rasti me i fundit eshte ai i familjes Bajgora nga komuna e Podujeves sipas kryefamiljares se te ciles Tash jetojme me 45 euro te djalit sigurim invalidor kurrgja ma shume. Nje shitore qetu po na jep veresie. Se kurrgja tjeter. Na ka lane pa buke nshpipa kurrgja thote Nazlija.

Policia e Kosoves ben thirrje tek qytetaret te mos bien pre e mashtrimeve te tilla sepse kembimi i informacioneve me policite e shteteve te tjera rrethin e grupeve kriminale po e ngushton gjithnje e me shume. Dhe paralajmerojne se fale nje bashkepunimi te tille viktimat e ketyre grupeve kriminale te cilat dashur pa dashur involvohen edhe ne vepren penale te kalimit ilegal te kufirit apo te perdorimit te vizave dhe pasaportave te falsifikuara sado qe arrine te kalojne te paverejtur nga policia kufitare e nje shteti ata kthehen prapa nga policia kufitare e shtetit tjeter.

Autor Ajete Beqiraj

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›