E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nuk ndaloi shtetasin malazez në kërkim, AMP arreston kontrollorin në Hanin e Hotit

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (rajoni Shkodër – Lezhë), ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit të punonjësit të policisë Inspektor P.Q., me detyrë kontrollor pranë pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet rezultoi se punonjësi i policisë nuk ka marrë masat për ndalimin e një shtetasi malazez, i cili gjatë verifikimit nga pika e kontrollit, rezultoi në kërkim nga Interpoli. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë dhe përfshirjen e mundshme të punonjësve të tjerë në këtë ngjarje. AMP u shpreh e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›