“Romeo e Zhuljeta” ne skenen me prestigjioze te Athines
Ne skenen me prestigjioze te Athines, ne “Megaro Musikis”, duartrokitjet kane vazhduar per minuta te tera. Shenje e padiskutueshme kjo, e suksesit te baletit “Romeo e Zhuljeta”. Premiera pati mjaft risi. Gjysma e trupes se skenes lirike greke, qe performoi ne kete shfaqje qene artiste shqiptare. Pjesa u vleresua me superlativa nga media greke, e shkruar dhe vizive. Shfaqja, e realizuar nga baletmaestri italian Renato Xanela, kishte nje konceptim krejt modern. Ngjarjet kishin avancuar me shume se pese shekuj, duke u vendosur ne Venecian e sotme, ku Kapuletet dhe Montaget tashme perfaqesonin dy kampe me bindje te kunderta politike. Dhe zgjedhja e Xaneles, per ta perfunduar shfaqjen jo sipas variantit origjinal shekspirian, mendojme se ishte nje mesazh qe vlente jo vetem per Italine e Greqine, por edhe me gjere. Romeo ne skene u jetesua nga Danilo Zeka.
Tre nga rolet me domethenes, ai i Romeos dhe dy shokeve te tij te ngushte, Merkutios e Benvolios, interpretohen nga artiste shqiptare, te cilet po ashtu jane miq te ngushte edhe ne jete. Danilo Zeka thote se kjo nuk ishte nje rastesi. I te njejtit mendim eshte edhe Altin Koruti, ose Merkutio, qe sqaron se kjo ishte nje deshire e baletmaestrit Xanela: Para nje publiku qe eshte pjese e nje opinioni me qendrime jo dhe aq miqesore ndaj emigranteve ne pergjithesi dhe shqiptareve ne vecanti, artistet shqiptare jane, ne fakt, ambasadore te vertete te vlerave me te mira qe mbart e rrezaton fqinji veriperendimor i grekeve. Ashtu si Altin Koruti, edhe Blendi Latifi eshte nder balerinet e pare qe u aktivizuan ne skenen e operes kombetare greke. Danilo Zeka thote se, pavaresisht paragjykimeve qe ndeshen ne fillim, rruga e nje artisti mbetet e hapur. Ne mirepritjen qe iu rezervua ne Greqi artisteve shqiptare, duket ka luajtur rol fakti qe thekson Altin Koruti, se balerinet fqinj i sollen skenes se ketushme nje fryme krejt te re, duke e ngritur shume lart nivelin e baletit grek. Pas suksesit me “Romeo e Zhuljeta”, muajin e ardhshem balerinet shqiptare te operes se Athines do te performojne ne skenen e zemres se tyre, ne Tirane, te ftuar nga Teatri i Operes dhe Baletit.