Nuk paragjykojme asnje emer
Kjo eshte nje ceshtje shume serioze. Nuk eshte fjala per nje emer apo nje tjeter por per nje proces qe do te jete ne kendveshtrimin tim vendimit per rrugetimin e Shqiperise drejt BE-se dhe per cilesine qe institucioni do te kete ne raport me te gjitha detyrimet e veta kushtetuese. Ne keto kushte ne radhe te pare ne duhet te ndertojme nje proces. Kushtetuta parasheh nje zgjedhje konsensuale te pakten ne tre raunde dhe une besoj se fryma e Kushtetutes eshte kjo dhe nuk eshte rasti per te kercitur dhembet sic kam degjuar Saliun sepse behet fjale per shume me teper sesa axhenda personale e Saliut e PD-se PS-se dhe te tjera. Besoj se na takon qe ne radhe te pare te shohim interesin kombetar qe sot i njehsuar me interesin qe Shqiperia te jete nje ore e me pare kandidate ne BE. Duhet te ndertojme nje dialog politik. shte nje ceshtje qe kerkon nje qasje sa me prane synimit per te perputhur interesin kombetar rrugen evropiane te Shqiperise me zgjedhjen e Presidentit te ri te Republikes. Ne nuk do te hyjme ne asnje lloj debati emrash te pervecem por do te propozojme nje proces. Duhet te japim nje President mbi palet qe te jete garant i Kushtetutes. Ne kete proces ne nuk kemi asnje paragjykim per ceshtjen e emrit.