KiE vleresim shtese per Shqiperine per gjyqesorin
Korrupsioni ne gjyqesor ka intriguar Grupin e Shteteve te Keshillit te Europes Kunder Korrupsionit. I njohur nen siglen GRECO ky organ i Strasburgut do te nise nga janari i vitit te ardhshem nje raund te ri vleresimi ndaj Shqiperise per te dhene ne fund dhe rekomandimet perkatese per zbatimin ne praktike te luftes ndaj korrupsionit ne gjyqesor. Drago Kos President i GRECO-s deklaroi per Top Channel se Praktika tregon se eshte e lehte te ndryshosh ligje dhe te ngresh institucione te reja por ajo cfare eshte me e veshtire per tu arritur eshte qe ti zbatosh ato ne terren. Shqiperia nuk eshte shembull ketu. Shqiperia ka probleme serioze me zbatimin e legjislacionit te ri. shte pikerisht kjo arsyeja pse GRECO duke filluar qe nga janari i vitit te ardhshem nis nje raund te ri per tu marre me korrupsionin ne gjyqesor. E me pas ne shpresojme qe pas ketij raundi legjislacioni dhe institucionet e reja te prodhojne rezultatet e para per te luftuar korrupsionin ne nivelet me te larta te mundshme. Sipas presidentit te GRECO-s ti vesh politikanet perballe drejtesise nevojitet vullnet politik i vertete. Ne kete kuader ai vlereson akuzen shqiptare kur ajo ka mundur te pakten ti coje ministrat perballe gjykates por Drago Kos thote se vendi duhet te beje dhe nje hap shtese per denimin e tyre nga gjykata. Ne kete aspekt presidenti i GRECO-s tha se Mund te konsideroheni me fat qe ata te pakten jane akuzuar jane ndjekur jane hetuar pasi ka shume vende te rajonit qe as nuk do te guxonin te dergonin ne gjyq nje politikan te larte. Kjo tregon se sistemi ne Shqiperi funksionon te pakten ne nivelin e hetimit dhe tashme ju duhet vetem te beni edhe nje hap shtese. Nderkohe qe vende te tjera duhet te bejne shume me teper hapa. Por nuk duhet te kenaqeni me kaq. Ju duhet te kenaqeni kur ata te perfundojne ne gjyq dhe kur sigurisht gjykata do beje punen e saj. Une dua tju them qe Shqiperia nuk eshte vendi me i keq ne rajon pasi po ecen drejt nje procesi sikunder dhe vendet e tjera te rajonit dhe gjate ketij procesi eshte teper e veshtire te vendosesh politikanet perballe nje gjykate nese aty nuk ekziston vullneti i vertete politik. GRECO ka dorezuar deri tani 3 raporte me rekomandime ndaj Shqiperise ne 2002 2004 dhe 2009. Rekomandimet e fundit kishin te benin me financimin e partive politike dhe akuzen por raporti i progresit te Komisionit Europian publikuar ne tetor 2011 verente se keto rekomandime te GRECO-s nuk ishin plotesuar ende teresisht nga vendi.