Vendimi Deputetet do te jene pjese e punes per Programin e ri
Partia Socialiste po shqyrton mundesine e perfshirjes se deputeteve te saj ne grupet e punes se Asamblese Kombetare qe jane ngritur me synim plotesimin e programit te ri politik. Mbledhja e djeshme e Kryesise se grupit parlamentar ka diskutuar rreth ceshtjes ne fjale e cila duket se po kthehet ne prioritet per seline roze ne vitin qe po vjen. Po keshtu perfaqesues te grupeve te punes kane paraqitur nje relacion mbi punen e bere dhe parashikimet mbi hapat qe do te hidhen ne vijim. Aktualisht PS-ja ka vendosur te zhvilloje nje pune intensive ne terren dhe me grupet e interesit permes nje metodologjie qe merr ne konsiderate ndarjen tematike dhe sektoriale te draft-programit. Jane 21 grupe te cilat ne tryezen e para tri diteve kane prezantuar prioritetet dhe ate cfare parashikojne per te perpiluar duke u nisur fillimisht nga realiteti ekzistues por edhe nga qasja e PS-se ndaj politikave qe pretendon te vere ne zbatim ne rast te ardhjes ne pushtet. Madje selia roze ka miratuar edhe nje Plan Kombetar per Zhvillimin i cili sikunder eshte shprehur kreu socialist kerkon minimalisht dy vjet ne qeveri per tu vene ne zbatim. Nderkohe mbledhja e Kryesise se grupit parlamentar eshte informuar mbi kete ceshtje duke u vendosur kthyer ne nje hallke kontribuuese per te ardhmen e programit dhe zbatimit te tij si dokument baze. Se cili do te jete kontributi i deputeteve kjo mbetet ende per tu saktesuar por nisur nga praktika e deritanishme roli i tyre mund te mendohet ne funksion te pervojes parlamentare dhe politikes qe ndjek aty opozita socialiste. Nisur nga fakti se te gjithe deputetet jane anetare te komisioneve parlamentare te ndryshme atehere eshte i logjikshem edhe krijimi i nje marredhenie pune mes aktivitetit parlamentar dhe atij programor i cili per tu plotesuar ka nevoje jo vetem per ekspertize por edhe per parashikim dhe formulim politik. Nje deputet eshte nje profil i pershtatshem ne kete drejtim ndonese per koordinimin dhe harmonizimin e tematikeve te ndryshme selia roze ka caktuar nje faze te dyte pune. Por kryesia e grupit ka diskutuar edhe mbi seancen e fundit plenare ne nje praktike pune qe e ndjek cdo jave diteve te premte. Duke qene analiza e fundit per vitin 2011 eshte marre ne konsiderate edhe nje plan pune per vitin e ardhshem i cili e gjen PS-ne ne aktivitet intensiv institucional i reflektuar se fundmi edhe me nje zbatim te hidhur rregulloreje dhe statuti qe solli perjashtimin e Kastriot Islamit nga grupi parlamentar pikerisht per mungese ne seancen plenare.