Nuk u trafikuan organet e studentëve
05/04/2010 Policia çeke mohon akuzat e prokurorit serb, ku thuhej se ishin therur për organe
Tre studentët çekë kanë humbur në Theth në vjeshtën e vitit 2001
PRAGË- Çekia distancohet tërësisht nga tendencat e serbëve, që implikonin 3 studentët çekë të humbur në Shqipëri si viktima të trafikut të organeve. Policia vendase konfirmon se tre studentët nuk kanë qenë viktima të trafikut të organeve, siç pretendon prokuroria serbe. “Kontrolluam të gjithë mundësitë, krahasuam të gjitha informacionet dhe provat që kishim, dhe nuk konfirmojmë se ndonjë prej tre studentëve të ketë qenë pjesë e këtij trafiku”, ka deklaruar kreu i policisë kriminale çeke, Jan Noga për agjencinë e lajmeve çeke “CTK”. Kësisoj hidhet poshtë përfundimisht akuza e turpshme e autoriteteve ligjore të Serbisë, që ende për fat të keq vijojnë t’i cilësojnë shqiptarët si kasapë të njerëzve. Prokurori i Serbisë për krime të luftës, Vladimir Vukçeviç, në fund të vitit të kaluar deklaroi se disa nga viktimat në “shtëpinë e verdhë”, në Shqipëri, ishin edhe tre shtetas të Çekisë. Ai e kishte fjalën për shtëpinë në Burrel, aq të vizituar nga ekspertë, aq të ekzaminuar nga specialistët më të mirë, ku pas të gjitha verifikimeve ka rezultuar se aty as që mund të imagjinohet që mund të ketë ndodhur ndonjë masakër njerëzore.
Historiku i zhdukjes së studentëve
Në vitin 2001 mbërrijnë në Theth të Shkodrës tre studentët, që objektivin e tyre kryesor kishin alpinizmin. Bëhet fjalë për Mihal Pavelkën, 23 vjeç, me flokë të ndritshëm ngjyrë kafe dhe të shkurtër, sy ngjyrë blu, i gjatë 1 m e 90 cm, me trup të hollë; Jan Pavelkën, 22 vjeç, me flokë kafe në gri të prera shkurt, sy ngjyrë kafe, i gjatë 1 m e 85 cm, me syze, dhe Lenka Tuçkova, 23 vjeçe, me flokë kafe të drejta të gjata deri në shpatulla, sy ngjyrë blu dhe e gjatë 1 m e 75 cm. Policia e Shqipërisë, me kërkesë të policisë së Çekisë, përsëri e ka hapur hetimin për zhdukjen e studentëve çekë dhe ka ofruar shpërblim për informacione eventuale, ndërsa akuzat për trafikim janë hedhur poshtë nga Qeveria shqiptare. Pak javë më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit tha zyrtarisht se vazhdojnë hetimet për gjetjen e 3 studentëve çekë të humbur (zhdukur) në vendin tonë në verë-vjeshtën e vitit 2001, duke premtuar edhe se “për çdo informacion që çon në gjetjen e tyre, në dispozicion të qytetarëve është shuma 100 mijë dollarë”. Asnjë rezultat s’ka ardhur nga kërkimet në komunat Shalë, Shosh, Pult, Shllak, Postribë, Temal, vende ku ka qenë dhe itinerari i lëvizjes së studentëve.