E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të kuptojmë autizmin

05/04/2010 Gruaja e Kryeministrit të Shqipërisë, zonja Liri Berisha, Presidente e fondacionit “Fëmijët shqiptarë", merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Autizmit në Nju-Jork

UNITED NATIONS - NEW YORK CITY: Sekretari i përgjithshëm Ban Ki-Mun, duke shënuar Ditën Botërore Autism Awareness, më 2 prill 2010, në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork, mbrëmë ka bërë thirrje për të kuptuar me ndjeshmëri e humanizëm të thellë e në rritje problemin e njerëzve me aftësi të kufizuar, që prek sot ndoshta me miliona njerëz në mbarë botën.

Autizmi, sipas shefit të OKB-së, Ban Ki-Mun e cila prek sot fatkeqësisht miliona njerëz rreth globit, pengon mundësinë për të komunikuar dhe zhvilluar marrëdhënie shoqërore, dhe shoqërohet shpesh me sfidat ekstreme të sjelljes dhe përmirësimit të jetës së tyre. Vlerësimet ndryshojnë dhe punë në këtë drejtim nuk mund të thuhet se nuk është bërë, por besohet se deri sot, gati 70 milionë njerëz në mbarë botën janë të prekur nga sëmundjet që i kanë lënë ata me aftësi të kufizuara.

Në mesazhin duke shënuar Ditën Botërore Autism Awareness, më 2 prill 2010, në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork, mbrëmë zoti Ban tha se autizmi është edhe "kompleks edhe në të kuptuar siç duhet". Ai tha se "fëmijët dhe të rriturit me autizëm, në të vërtetë ata që jetojnë me aftësi të kufizuara në përgjithësi, do të kenë një barrë të dyfishtë, nëse bota me ndjeshmëri dhe humanizëm nuk i ndihmon si duhet dhe aq sa duhet këta njerëz".

Mbasi, sipas shefit të OKB-së, Ban Kin-Mun, "jo vetëm që ata përballen me sfidat e përditshme, që vjen nga paaftësia e tyre natyrore, por ata duhet të përballen edhe me qëndrimin negativ të shoqërisë, mbështetje të kufizuar për nevojat e tyre dhe "në disa raste diskriminim dramatik", vuri në dukje ai.

Andaj, duke shënuar Ditën Botërore Autism Awareness, më 2 prill 2010, në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork, mbrëmë zoti Ban tha se "Konventa e OKB-së, mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, kërkon për tiu kundërvënë qëndrimeve të këtilla, në mbarë botën”.

Ky pakt, i cili hyri në fuqi në maj 2009, pohon të drejtat në arsim, shëndetësi, punë, kushtet e përshtatshme të jetesës, liria e lëvizjes, liria nga shfrytëzimi dhe njohje të barabartë para ligjit, për të vlerësuar në botë 650 milionë persona me aftësi të kufizuara. Deri tani 144 vende e kanë nënshkruar marrëveshjen e 83 e kanë ratifikuar atë. Mes këtyre vendeve ndodhet edhe Shqipëria. Delegacioni i Republikës së Shqipërisë kryesohet nga gruaja e Kryeministrit, zonja Liri Berisha, Presidente e fondacionit “Fëmijët shqiptarë”.

Në dhjetor 2007, Asambleja e Përgjithshme e ka caktuar 2 prillin si Dita Botërore e Autism Awareness, me qëllim, thotë ajo, që të nxitë sado pak përpjekjet globale për të kuptuarit më të madh në lidhje me "çrregullimin shoqëror" në shoqërinë e sotme anembanë botës, që ndikon në dhjetëra miliona rreth e rrotull globit.

"Le të shohim më thellë këtë problem të madh shoqëror në shoqërinë e sotme dhe të jemi të gatshëm për të rivlerësuar qëndrimet tona dhe atyre të shoqërive tona, kështu që ne mund të heqim edhe paragjykimet që diskriminojnë personat me aftësi të kufizuara, rreth e rrotull globit", theksoi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara , Ban Kin-Mun, më 2 prill 2010, duke shënuar Ditën Botërore Autism Awareness, në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork.

"Vetëdije më të madhe në të kuptuarit e autizmit është më se e nevojshme sot", thotë shefi i OKB-së, Ban Ki-Mun në Ditën Botërore Autism Awareness

Autizmi është paaftësi zhvilluese gjatë gjithë jetës, që manifestohet gjatë tre viteve të para. Norma e autizmit në të gjitha rajonet e botës është e lartë dhe kjo ka një ndikim të madh mbi fëmijët, familjet e tyre, komunitetet dhe shoqëritë. Në historinë e saj, familja e Kombeve të Bashkuara ka promovuar të drejtat dhe mirëqenien e atyre me aftësi të kufizuara, duke përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara të zhvillimit. Në 2008-ën, Konventa mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara ka hyrë në fuqi, duke riafirmuar parimin themelor të të drejtave universale të njeriut për të gjithë.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara unanimisht deklaroi kështu 2 prillin si Dita Botërore e Autism Awareness (A/RES/62/139, për të nxjerrë në pah nevojën për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së fëmijëve dhe të rriturve të cilët vuajnë nga çrregullimi, në mënyrë që ata të mund të çojnë jetën kuptimplotë. Në Nju -Jork, në Pallatin e Qelqët, mes delegacioneve nga mbarë bota ndodhet dhe delegacioni i Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga gruaja e Kryeministrit të Shqipërisë, zonja Liri Berisha, Presidente e fondacionit “Fëmijët shqiptarë” dhe delegacioni që e shoqëron atë.

Bashkëshortja e Kryeministrit, Liri Berisha, dhe anëtaret e stafit të saj janë duke marrë pjesë prej sot në Konferencën Ndërkombëtare të Autizmit në Nju-Jork. Zonja Liri Berisha, siç dihet merr pjesë si bashkëkryetare nderi e Konferencës Ndërkombëtare të Autizmit. Ajo ka përfshirë këtë shoqatë humanitare në kuadër të punës dhe përpjekjeve për studimin dhe trajtimin e autizmit në Shqipëri. Në Nju-Jork, Konferenca Ndërkombëtare e Autizmit World Focus on Autism dhe Autism Speaks, organizohet në partneritet me organizata të tjera analoge dhe nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara.

Pjesëmarrës në këtë organizatë janë Zonjat të Para, princesha dhe gra me famë nga e gjithë bota, politikane, artiste, bamirëse, mjeke sociologe, psikologe etj. Fondacioni i “Fëmijëve shqiptarë”, i cili po merr pjesë në këtë konferencë prestigjioze, po shfrytëzon Konferencën Ndërkombëtare të Autizmit në Nju-Jork, për të zhvilluar takime të rëndësishme me homologët e tyre nga e gjithë bota, pjesëmarrëse në këtë konferencë.

Autism Speakes është qendra më e madhe mbi autizmin në botë, me bazë në Nju-Jork, dhe e themeluar në vitin 2005, e cila ka për qëllim financimin dhe mbështetjen e kërkimit shkencor, parandalimit, trajtimit dhe kurimit të autizmit.

Fondacioni “Fëmijët shqiptarë”, Domenick Scaglione dhe Presidentja, zonja Liri Berisha, kanë një partneritet të ngushtë me këtë qendër.

Gruaja e Kryeministrit të Shqipërisë, zonja Liri Berisha, Presidente e fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, u takua mbrëmë në Nju-Jork me Presidenten e Autism Speakes, zonjën Suzanne Wright, dhe bashkëthemeluesin e kësaj organizate, Bob Wright.

Projekti më i fundit në ndihmë të prindërve që kanë fëmijë me autizëm, në Shqipëri është ai i fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, me Presidente zonjën Liri Berisha, gruaja e Kryeministrit të Shqipërisë. Zonja Berisha, si Presidente e këtij fondacioni, vazhdimisht ka bërë thirrje që edhe vendi ynë të futet në hartën e atyre që marrin trajtim për personat me autizëm. Ajo citohet të ketë thënë në një konferencë vitin e kaluar se "ne si fondacion po punojmë të vendosim Shqipërinë në hartën e vendeve që kujdesen dhe e trajtojnë autizmin, duke bashkëpunuar për sensibilizimin e të gjithë popullatës dhe të gjithë aktorët privatë, strukturat shtetërore dhe publike". Në botë raportet e OKB-së thonë se “një në çdo 150 fëmijë është me autizëm.

Gruaja e Kryeministrit të Shqipërisë, zonja Liri Berisha, Presidente e fondacionit “Fëmijët shqiptarë” dhe delegacioni që e shoqëron, është duke bërë në Nju-Jork, OKB, një ekspoze mjaft vlerësuese mbi punën e deritanishme të fondacionit, si dhe mbi arritjet e këtyre përpjekjeve në këtë fushë.

Zonja Berisha, si gjithmonë në takimet e saj mbi këto probleme, ka hedhur dritë mbi disa iniciativa konkrete në këtë drejtim. Ajo ka shfaqur idenë se si mund të bëhet organizimi e një konference ndërkombëtare edhe në Shqipëri, ku ekspertë të shkëlqyer ndërkombëtarë dhe shqiptarë, sipas saj, do tu ofrojnë pediatërve, psikologëve dhe aktorëve të tjerë lokalë informacionin e nevojshëm dhe bashkëkohor, si dhe do të ofrohen sesione trajnimi për grupe të vogla specialistësh, që tashmë punojnë me fëmijët autistë në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare.

Presidentja e fondacionit ka pohuar se një bibliotekë me literaturë mbi autizmin do të krijohet falë kontributit të figurave të shquara nga Britania e madhe dhe SHBA-të dhe ka nisur dhurimi i librave dhe revistave mbi autizmin. "Unë do të inkurajoja që çdo vend të ndërtonte një partneritet të tillë si ai që ne kemi me Autism Speaks”, citohet nga shtypi shqiptar të ketë thënë zonja Berisha.

Gruaja e Kryeministrit të Shqipërisë, zonja Liri Berisha, Presidente e fondacionit “Fëmijët shqiptarë” dhe delegacioni që e shoqëron atë, mbrëmë ka marrë pjesë në ndezjen e dritave, një ceremoni simbolike dhe tradicionale që zhvillohet për çdo mbrëmje, në raste të veçanta në ndërtesën më të lartë në Nju-Jork dhe ndërtesën që për 41 vjet ishte edhe rrokaqielli më i lartë në botë, Empire State Building (ndërtesa e shtetit perandorak, adresa është 350 Fifth Avenue, Nju-Jork, NY 10118. Ndërtimi i saj filloi më 17 mars 1930 dhe përfundoi më 1 maj 1931. Empire State Building është 381 metra e lartë dhe ka 102 kate). Ajo dhe delegacioni i saj vizitoi ndërtesën që deri më sot është vizituar nga 117 milionë vizitorë, ndërtesën që në një ditë të kthjellët mund të shikohet deri në 130 km largësi dhe nga ku mund të vështrohen 5 shtete fqinje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›