Narta, festë me karnavale për pashkët
05/04/2010 Tradita me maska në fshatin vlonjat
Në Nartë të Vlorës është zhvilluar dje festa e karnavaleve. Kjo festë zhvillohet në këtë vend prej shumë kohësh dhe çdo vit ruhet tradita, e cila jeton prej shumë shekujsh. Ceremonia ka nisur me nisjen e turmës me festuesit, të cilët ishin veshur me kostumet tradicionale të karnavaleve të Nartë, duke startuar prej hyrjes së fshatit dhe deri pranë kishës ku në tingujt e orkestrës kanë luajtur disa pjesë dhe kanë kërcyer valle popullore narqotet si dhe qytetarët Vlonjatë. Në festime, morën pjesë shumë emigrantë, të cilët vijnë posaçërisht për të festuar karnavalet të përkuan këtë herë dhe me pashkët Ortodokse.
Kjo festë fetare është zhvilluar çdo vit që nga viti 1922 e dhe deri në ditët e sotme madje edhe gjatë komunizmit kjo festë organizohej dhe pse në mënyrë të kufizuar. Karnavalet zgjasin 3 ditë ku festuesit këndojnë dhe kërcejnë në të gjithë fshatin me maskat e shumta të përdorura, të cilat përfshijnë nga kostumet popullore e deri tek kafshët apo personazhe filmash vizatimorë. Përveç veshjeve, në këto karnavale janë karakteristike vezët e kuqe të pashkës, të cilat shpërndahen nëpër familje të ndryshme duke i shkëmbyer me të tyret, iu jepen vizitorëve dhe pjesëmarrësve në karnavale. Traditë gjithashtu është edhe bërja kurban e mishit të qengjit. Nën maskat e kostumeve të ritualit, ku dallohet veshja popullore e luftëtarit, veshja tradicionale e Narteë, kostumet e grave, apo dhe figurave të kafshëve, të rinjtë kanë kërcyer të shoqëruar nga sazet. Këngë, valle, mish qengji dhe verë, do të shoqërojnë fshatin Nartë, vizitorët dhe vendasit për 72 orë, deri në mbylljen e tyre.