E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk u zgjodh deputet, Rama emëron Xhemal Qefalinë zv/ministër të brendshëm

Ish deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia emërohet zv/ministër i brendshëm.

Qefalia ishte pjesë e listës së PS për Tiranën në zgjedhjet e 11 Majit pa mundur të marrë mandatin e deputetit.

Ai pritej të bëhej pjesë e jetës parlamentare sapo Ogerta Manastirliu të jepte dorëheqjen për të kandiduar si kryebashkiake e Tiranës, por zgjedhjet u anuluan me vendim të Kushtetueses.

Ndërkohë kjo lëvizje në kabinet, vjen një ditë pas atentatit të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit, ku i plagosur mbeti dhe një agjent i AMP-së.

Kush është Xhemal Qefalia?

Xhemal Qefalia, i lindur në Tiranë më 27 shkurt 1963, u zgjodh deputet për Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009.

Ai ka kryer studimet në Akademinë Ushtarake, Akademinë e Policisë dhe studimet e larta për Drejtësi në Fakultetin Juridik.

Ai ka mbajtur poste të ndryshme në Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Drejtësisë si dhe në Prokurorinë e Përgjithshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›