E Diel, 1 Nëntor 2026

“Duhet të vijë nga burgu dhe të dalë para gjykatës”, gazetari Kalaja: Hera e dytë që Veliaj nuk paraqitet

Shtyhet seanca e rradhës në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës ku pritej të shqyrtohej padia për shpifje që Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka bërë ndaj gazetarit dhe moderatorit të Fax News, Aulon Kalaja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kalaja shprehet se kjo është hera e dytë që paditësi nuk paraqitet në gjyq. Ndërsa njofton se seanca e rradhës është caktuar për në datë 18 nëntor.

Reagimi i plotë i gazetarit:

Sërish Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, nuk paraqitet në gjykatë, në padinë që ka bërë ndaj meje! Kjo është hera e dytë që nuk vjen! Gjyqtarja e çështjes e shtyu senacën me datë 18 nëntor, ora 15:00, duke vendosur se Veliaj duhet të vijë nga burgu dhe të dalë para gjykatës. Kësisoj të mos shmanget nga padia që ka ngritur po vetë, ndaj meje. Ndërkohë unë pres përballje dhe nuk do të bëj asnjë hap pas. Do të ndahet një herë e mirë se kush është shpifës dhe përse hapen të tilla çështje ndaj meje në gjykatë. Padi “SLAP”, që kërkon të më mbajë varur, por me manovra të tilla nuk do shkojë gjatë, sepse hallin që ka ai, nuk ia zgjidh dot unë! Unë jam i lirë, kurse ai në burg…” LEXO EDHE: “E prita në gjykatë, por Veliaj s’erdhi!”/ Gazetari Kalaja: Të pres më 12 nëntor, ose turpi do të ndjekë pas

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›