“Veliaj”, Rama: Kushteteusja t’i qëndrojë besnike vendimit, Tirana nuk duhet të paguajë mungesën e drejtimit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një dëgjesë për projektbuxhetin e vitit 2026, me banorë të Njësisë nr.5 në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, kreu i ekzekutivit u ndal edhe një herë tek vendimi i Gykatës Kushtetuese, i cili la Erion Veliajn në detyrë si kryebashkiak i Tiranës.
Sipas tij, Kushtetuesja duhet që t’i qëndrojë besnike vendimit dhe duhet që t’i japë mundësinë Veliajt të bëjë detyrën pasi Tirana ka nevojë për drejtues.
‘Gjykata Kushteteuse t’i qëndrojë besnike vendimit, i jepni mundësi që të vijoi detyrën, por deri atëherë ne jemi këtu. Duhet që të pastrohet të funksionojë normalisht buxheti të vendoset në dispozicion dhe për këtë ne po e mbështesim bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin. Nënkryetarët dhe kryetarja e deleguar po punojnë për Tiranën, por nuk është e njëjta gjë’. Tirana nuk ka arsye të paguajë për një kohë të gjatë mungesën e drejtimit’, tha Rama.