Numerimi i ngadalte, PD shkon drejt fitores
Procesi i numerimit ne Qarkun e Durresit, ka qene me i ngadalti qe pas dorezimit te kutive. Ne dy raste numerimi eshte nderprere ne dy KZAZ-te e Shijakut nr 10, si dhe ne ate te vendosur ne qytetin e Durresit, nr. 9. Nderkohe qe deri ne mbremje gara mes forcave ka qene e forte, por me nje avantazh te Partise Demokratike, qe ruan forcen kryesore qe prej vitit 2005.
Fillimisht puna eshte nderprere ne KZAZ-ne e Shijakut, ku grupet e numerimit, perfshire ketu dhe vezhguesit, pezulluan punen rreth ores 07:30 te mengjesit te djeshem, per shkak te lodhjes fizike. Pushimi zgjati per disa ore, ndersa ndikoi ne ngadalesimin dhe berjen publike te rezultateve per kete qender. Nderkaq edhe ne KZAZ-ne numer 9, e cila eshte e pozicionuar ne ambientet sportive te shkolles se mesme "Naim Frasheri", u nderpre puna rreth ores 15:00, deri ne oren 17:00, per shkak se komisioneret u ndjene te lodhur dhe kerkuan disa ore pushim. Ndersa ne KZAZ-ne me te madhe te Qarkut Durres, ajo me numer 8, ku perfshin vetem bashkine me rreth 147 mije votues, puna po ecen me ritme te ngadalta.
Procesi i numerimit ka filluar ne kete qender rreth ores 05:10 te mengjesit dhe deri ne oren 17:00 u numeruan vetem 30 kuti, nga 165 qe ka kjo KZAZ. Ne dispozicion te kesaj qendre jane vene 20 grupe me nga kater anetare, ndersa per cdo koalicion jane lejuar nga pese vezhgues. Ne asnje prej KZAZ-ve nuk eshte shenuar ndonje incident dhe situata ka qene e qete. Nga ana e shtabeve te partive politike, nuk ka pasur asnje reagim lidhur me rezultatin zgjedhor. Perfaqesues te partive politike kane ndjekur nga afer procesin e numerimit. Por me keto ritme, mesohet se rezultati perfundimtar pritet te dale pas mesdites se sotme.
Enkelejda Arapi
"Asnje incident gjate transportit"
Drejtoria e Policise se Qarkut Durres, eshte angazhuar ne menyre maksimale per ruajtjen e rendit dhe te qetesise pergjate procesit zgjedhor. Efektive te shumte jane vendosur ne dyert e ambienteve, ku po kryhet procesi i numerimit dhe sipas informacioneve zyrtare nuk eshte regjistruar asnje incident. Nderkaq keta te fundit jane pozicionuar edhe ne pika te ndryshme te qytetit, me qellim per te ruajtur rendin dhe qetesine, ne rast te ndonje konflikti. Shoqerimi i kutive eshte kryer ne masa te larta sigurie dhe numerimi nisi vetem oret e para te mengjesit, pas vonesave dhe numerimit te ngadalte te komisionereve.