E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: "Shqetesues ritmi i ngadalte per numerimin e votave"

Levizja Socialiste per Integrim shprehu dje shqetesimin per ritmin tejet te ngadalte te procesit te numerimit ne pjesen me te madhe te qarqeve. Nepermjet nje deklarate per shtyp zedhenesi i LSI, Ralf Gjoni, u shpreh se kuptohet qe ngadalesimi i vazhdueshem i numerimit do te rezultoje ne lodhjen e metejshme te komisionereve dhe vezhguesve si dhe ne rritjen e tensionit pergjate nates se gjate qe u pret te gjitheve. "Pavaresisht se qytetareve iu premtua se rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve do te deklaroheshin brenda ores 17:00 te pasdites se djeshme, ne 21 ore qe eshte numeruar dhe ende nuk eshte arritur kuota e 50% te qendrave se votimit", tha Gjoni. Sipas tij, shqiptaret votuan me dinjitet e me qytetari te jashtezakonshme, ndersa shteti shqiptar nuk eshte ne gjendje t'u pergjigjet me te njejten etike. Ndersa, ai beri te ditur se ne vendet evropiane, numerimi i votave dhe dhenia e rezultateve realizohet brenda nje hapesire kohore shume te shkurter, konkretisht brenda disa oreve pas perfundimit te procesit te votimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›