Berisha: Akuzat e Rames, pa baze
Fatjona Mejdini
Kryeministri Berisha, njekohesisht kryetari i Partise demokratike i konsideroi mbremjen e djeshme si te pabaza akuzat e hedhura nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ne lidhje me plane per parregullsi ne disa qendra numerimi. Ne konferencen e pare per mediat, per diten e djeshme, kreu i qeverise e konsideroi proceduren e numerimit te votave, si te nje teknologjie te larte dhe shume transparente. "Keto deklarata jane brockulla. Ka nje KQZ qe jep direktiven dhe nje ligj. Perkundrazi e verteta eshte qe ne jemi shume me te interesuar qe rezultatet te dalin minuta me pare. Komisioneret kane nje proces ne dore. I drejtohen KZAZ, pastaj u drejtohen KQZ. Ky eshte nje proces me i miri, ne kuptimin absolut te fjales", ju pergjigj kryeministri Berisha kundershtarit te tij politik Rama. Ne kete menyre kreu i qeverise garantoi se procesi i numerimit do te shkonte i qete dhe ai po e ndiqte rezultatin permes rezultateve qe po nxjerr Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kryeministri Berisha deklaroi se ai nuk mund te komentonte rezultatet e deriatehershme, sepse ato ndryshonin nga momenti ne moment, por theksoi se do te respektonte cdo vendim qe te dilte nga kutite e votimit. "Cilido qe te jete rezultati i zgjedhjeve une do ta pranoj. Jam shume i kenaqur me rezultatin e zgjedhjeve dhe cilido te jete ai une do ta pranoj. Kundershtarin tim do ta respektoj, pavaresisht se si reagon ai", deklaroi kryeministri Berisha. Por shtoi me ironi se "Ramen e kam pare pak te zverdhur ne daljen e tij te fundit". Per sa i perket raportit paraprak te vezhguesve nderkombetare, kryeministri Berisha, e cilesoi si pozitiv dhe theksoi faktin se ai do te priste raportin perfundimtar te vezhguesve, i cili do te jepte edhe nje tablo me te qarte te te gjithe komponenteve te procesit zgjedhor. "Ka patur politizim, por une nuk e disiplinoj dot opoziten. E rendesishme eshte qe qytetaret votuan ne infrastrukturen teknike me moderne dhe kjo perben nje arritje shume te madhe per kete vend. Zgjedhjet e persosura nuk ekzistojne askund", deklaroi kryeministri Berisha, njekohesit kryetar i PD-se. Si nje problem ne keto zgjedhje kryeministri konstatoi ecurine e ngadalte te numerimit te votave dhe theksoi se ky komponent i procesit do te rregullohej ne te ardhmen. Nga ana tjeter kryeministri e cilesoi si te shkelqyer punen e police se shtetit gjate ketij procesi zgjedhor.