Rama: Jo presion ndaj votave
Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, shprehu mbremjen e djeshme shqetesimin e tij per procesin e ngadalesuar te numerimit te votave dhe per informacionet e ardhura per nje plan bllokimi te qendra te votimit. "Ne jemi te informuar per venien ne levizje te nje plani per bllokime te qendrave te numerimit, per bllokime kutish, per nxjerrje fletesh te pavlefshme, sepse procesi i numerimit po hyn ne fazen kur rezultatet do te fillojne te kthjellohen pas nje faze te pare, kur ashtu sic ndodhi edhe ne vitin 2005, u orkestrua nje proces numerimi, duke kapur kutite me rezultate me te favorshme per ata qe e bene kete gje", deklaroi gjate nje konference per shtyp, Rama. Sipas tij, ne naten e dyte te odisese se numerimit te votave dhe ku rreth 70 % te kutive te votimit, qe mbeten per t'u numeruar, eshte momenti per te respektuar dinjitetin dhe personalitetin e atyre burrave e grave, qe po bejne sakrificen e jashtezakonshme te te qendruarit ne grupet e numerimit dhe ne qendrat e numerimit. Ai tha se eshte e patolerueshme qe mbi keta qytetare dhe qytetare te ketij vendi, qe po japin nje kontribut heroik te ushtrohet presion, sepse vertet eshte pertej kufijve te te zakonshmes, qe nje njeri te sfilitet net e dite rresht, per te numeruar votat pas nje zgjedhjeje te pergjithshme ne nje vend evropian. "Nuk ka asnje sens qe te kete personazhe gjithfaresh, qe te futen ne qendrat e votimit, qe te bejne presion mbi keta njerez, qe te pengojne procesin e votimit dhe qe te tregojne, ne kete forme, te papranueshme, primitive, ate qe ne fakt eshte deshperimi i atyre qe i nxisin keto levizje", shprehu shqetesimin lideri i selise roze. Pavaresisht kesaj, ai u shpreh se ndjekin te qete me shume vemendje dhe me perpikeri te gjithe procesin. "Njerez qe perdorin nje pushtet politik abuzojne me nje detyre shteterore per te udhehequr akte qe bien ndesh me standarde te procesit zgjedhor dhe perbejne nje agresion te patolerueshem dhe te dhunueshem ndaj atyre qe jane ulur ne qendrat e numerimit dhe bejne detyren e tyre", deklaroi Rama. I cili beri te ditur se i ka kerkuar Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit impenjimin maksimal. "Nuk kam asnje verejtje, as per Drejtorin e Pergjithshem dhe as per forcat e Policise se Shtetit ne teresi, por eshte per te te ardhur keq, qe ne episode te caktuara vihet re edhe nje bashkepunim i heshtur i policeve te rendit, te cilet gjenden nen presionin e njerezve te veshur me pushtet, njerez qe nga Ministria e Brendshme derdhen neper qendrat e numerimit", u shpreh kryesocialisti. Ai riperseriti se keto se keto nuk jane zgjedhje per Bashkimin Evropian, por le te bejme te mundur qe te jene zgjedhje per nje Shqiperi, qe kerkon te hedhe nje hap tjeter dhe mbi te gjitha te jene zgjedhje ne te cilat verdikti i popullit Sovran lexohet me respekt dhe seriozitet te plote "dhe jo me interference personazhesh si ata te Ministrise se Brendshme, apo te fortet qe mbajne rreth tyre kur turren per te ushtruar presion mbi qendra numerimi e mbi numerues".