Numerimi i votave Arvizu ne KZAZ 49

Rreth orës 22:00 ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka hyrë në ambientet KZAZ numër 49 ku po numërohen votat e njësisë numër 5. Ambasadori, i shoqëruar nga persona të tjerë ka vendosur të vëzhgojë numërimin e kutive të fundit në garën e Tiranës, që janë rreth 30. Zoti Arvizu, bëri thirrje për qetësi dhe mos zgjatje të numërimit.
“Është kthyer në një konkurencë të zgjatur dhe të provimit të njerëzve. E rëndësishme është se njerëzit i duan votat që të numërohen dhe njerëzit meritojnë që votat e tyrë të numëroehn. Kështu që edhe ne po mundohemi të bëjmë pjesën tonë, të sigurojmë që kjo gjë të ndodhë” tha Arvizu.
Njësia numër 5 ishte ndër më problematiket në Tiranë. Këtu procesi i numërimit u bllokuar disa herë. Kjo njësi shihet si bastion i së majtës dhe pritet ndryshim i rezultatit në favor të Edi Ramës.
Azhornuar së fundi ( e enjte , 12 maj 2011 )