E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllen 8 njesi. Basha- Rama diference e ngushte

Pas gati rreth 4 ditësh numërimi janë shpallur rezultatet në 8 KZAZ në kryeqytet. Gara mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës është zhvilluar orë pas ore e fortë, pasi diferenca mes kandidatëve ishte e ngushtë. Deri në orën 18:00 të së enjtes ishte mbyllur numërimi në 8 KZAZ dhe gjatë pasdites po numërohen kutitë e fundit në njësinë bashkiake numër 5, 8 dhe 9.

Gjatë së enjtes, sipas shifrave zyrtare Lulzim Basha ka udhëhequr gjithnjë me disa dhjetra vota, duke arritur në 1101 vota avancë rreth orës 19:00.

Në total, Lulzim Basha ka 115786 vota kundrejt 114685 që ka marrë Edi Rama. Deri në orën 19:00 të së enjtes është përfunduar numërimi i 448 qendrave të votimit, duke ngelur dhe 37 të tilla.

Në Tiranë, deri në orën 19:00 Aleanca për Qytetarin ka marrë 91210 vota ndërsa Aleanca për të Ardhmen 92 929.
Sipas KQZ-së, partitë e tjera jashtë koalicioneve kanë marrë vetëm 3 mijë e 416 vota. Po sipas KQZ-së, në rang vendi, Aleanca për Qytetarin ka marrë 643897, Aleanca për të Ardhmen  576 184 vota.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›