Ripyetet Ardjan Prrenjasi per krimet
Prokurorët morën në pyetje për herë të tretë Ardjan Prrenjasin. Kësaj here rrëfimi i tij u filmua.
45-vjeçari Prrenjasi i qëndroi deklarimeve të meparshme.
Ai thotë se ka kryer vetëm dy krime, atë ndaj 11 vjeçarit të zhdukur Julian Çela dhe të miturit 10 vjeçar, për të cilin u arrestua në flagrancë.
Por, për organin e akuzës, Prrenjasi nuk po thotë të vërtetën.
Referuar profilit të tij kriminal në 4 muaj, i akuzuari për pedofil po mashtron. Për këtë policia i kërkon ndihmë komunitetit. Kush ka patur kontakt me Prrenjasin t’i drejtohet policisë ose prokurorisë për denoncim.
Edhe në rrëfimin më të fundit, Prrenjasi mohon të ketë lidhje me zhdukjen e 9 vjeçarit Artur Carja në vitin 2004 në Merkaton e Elbasanit si dhe me zhdukjen e fëmijës në Vlorë.
I ripyetur për vendhedhjen e trupit të 11-vjeçarit Çela, ai vazhdon të këmbëngulë se e ka hedhur në zonën nr.2 të landfilldit dhe jo në zonën nr.1 ku punonjësit e kompanisë së vendgrumbullimit të mbetjeve po e kërkojnë.
Ndërkohë, me urdhër të kryeprokurorit Adriatik Llalla, prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për publikimin e detajeve të dëshmisë së pedofilit Prrenjas, të botuar në media.
Është sekuestruar kompjuteri ku është marrë dëshmia e Prrenjasit, kompjuteri i prokurorit të cështjes si dhe është pergatitur lista me emrat e disa gazetarëve që do të merren në pyetje.