PD Akuzat e Edi Rames jane te pabaza te vjetra dhe te lodhura
Kryesuesja e listës së kandidatëve për këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jorida Tabaku, deklaroi përpara mediave se Rama është i vetmi person që sulmon një gjykatë edhe kur ajo ka dhënë një vendim në favor të tij.
Ajo cilësoi gjithashtu se demokracia nuk i përket partive por qytetarëve.
“Ditë e re, avaz i vjetër” , - tha Tabaku.
Duke shtuar se edhe një herë dëgjuam sot akuzën e vjetër, të ricikluar, të lodhur dhe komplet absurde.
“Kur do ta mësojë z.Rama se demokracia nuk i përket partive politike, por qytetarëve.
Kur do ta mësojë z.Rama se vjedhje e zgjedhjeve, është të mos numërosh votat.
Kur do ta mësojë z.Rama se farsa e vërtetë do të ishte një demokraci ku nuk dëgjohet zëri i çdo qytetari.
Kur do ta mësojë z.Rama se është e papërshtatshme të kërcënosh institucionet e pavarura, ndërsa gjithë komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar të respektohet vendimi i Kolegjit Zgjedhor”, drejtoi ajo publikisht pyetjet.
Duke shtuar se Rama është ndoshta personi i parë në histori, që sulmon një gjykatë që ka dhënë një vendim në favor të tij.
“Të gjithë qytetarët e kuptojnë se dëshpërimi i Ramës ka arritur në një nivel të ri. Eshtë e qartë se Rama ka humbur gjithë shpresat që më shumë qytetarë të kenë votuar për të, edhe pse ka ende vota për tu numëruar. Ndaj Rama është në panik.
Rama mund të nxjerrë sa njerëz të dojë dhe të akuzojë sa të dojë, por kjo nuk i bën të vërteta akuzat e tij absurde. Ky proces ka qënë i lirë, i ndershëm dhe transparent dhe të gjithë shqiptarët e kanë parë atë drejtpërdrejt në ekranet e tyre.
Ne e dimë që Rama është i zënë me fushatën e tij për të qëndruar kryetar i PS-së, dhe është aq i zënë sa nuk ka kohë të lexojë vendimet e gjykatës, ose të shohë procesin drejtpërdrejt në ekran.
Megjithatë, ne shpresojmë që ai të gjejë kohën dhe kurajon tu rrëfejë shqiptarëve se, përse ai nuk dëshiron të numërohet çdo votë, dhe përse ai nuk dëshiron të dëgjohet zëri i çdo qytetari?”, - përfundoi ajo.