E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numerimi i votave, rivalitet PD-PS

Kane mbetur edhe disa ore nga perfundimi i afatit zyrtar per numerimin e votave ne 12 qarqe te vendit, nderkohe qe lufta mes partive kryesore Partise Demokratike dhe asaj Socialiste do te vazhdoje e ashper deri ne kutine e fundit. 

Deri tani mesohet se jane numeruar nje e katerta e votave ne rang vendi.

1.Ne qarkun e Beratit nga 8 mandate, 4 shkojne per PS, 2 per PD, 1 per PR dhe 1 per LSI

2. Ne qarkun e Dibres nga 6 mandate, 4 shkojne per PD-ne dhe 2 per PS-ne.

3. Ne qarkun e Durresit nga 13 mandate, 7 shkojne per PD-ne, 5 per PS-ne, 1 per LSI-ne.

4. Ne qarkun e Elbasanit nga 14 mandate, 7 shkojne per PS-ne, 6 per PD-ne dhe 1 per LSI-ne.

5. Ne qarkun e Fierit nga 16 mandate, 8 shkojne per PS-ne, 6 per PD-ne, 1 per PLL-ne dhe 1 per LSI-ne.

6.Ne Gjirokaster, nga 5 mandate, 3 shkojne per PS-ne dhe 2 per PD-ne.

7. Ne Korce nga 12 mandate, 6 shkojne per PD-ne dhe 6 per PS-ne.

8. Ne Kukes nga 4 mandate, 3 shkojne per PD-ne dhe 1 per PS-ne.

9. Ne Lezhe, nga 7 mandate, 5 shkojne per PD-ne dhe 2 per PS-ne.

10. Ne Shkoder, nga 11 mandate, 6 shkojne per PD-ne dhe 5 per PS-ne.

11. Ne Tirane, nga 32 mandate, 16 shkojne per PD-ne dhe 16 per PS-ne.

12. Ne Vlore nga 12 mandate, 6 shkojne per PS-ne, 3 per PD-ne, 1 per PDI-ne, 1 per PBDNJ-ne dhe 1 per PSD-ne.

Keto jane te dhenat e publikuara nga projekti i ECA-s dhe KRIIK, mbeshtetur nga USAID, deri ne oren 11:50 minuta.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›