E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksi: Zgjedhjet duhet të jenë të rregullta

Kreu i Polit të Lirisë, Aleksandër Meksi ka shprehur mendimin e tij për procesin zgjedhor, duke e cilësuar atë të qetë dhe normal. Pasi ka hedhur votën e tij, tek njësia Bashkiake Nr. 5 shkolla Emin Duraku, Meksi ka deklaruar se votimi ishte tepër i lehtë duke veçuar faktin se njerëzit e komisioneve ishin të sjellshëm. Ndër të tjera ai ka theksuar se këto zgjedhje duhet të jenë të rregullta dhe në bazë të të gjitha standardeve evropiane. Sipas tij, arritja e këtyre standardeve është në të mirë të vendit tonë dhe të qytetarëve shqiptarë. Zgjedhjet duhet të jenë të rregullta se është në të mirë të shqiptarëve, kushdo që prish nuk është me Shqipërinë. Mund të jetë me partinë e tij, por jo me Shqipërinë, nënvizoi Meksi.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›