E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolla: Bregu të kthejë tek i zoti stilolapsin e vjedhur

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Lindita Nikolla e konsideron nën nivelin e inteligjencës së shqiptarëve deklaratën e Partisë Demokratike në adresë të PS. Ne nuk na pengon askush të garantojmë votën e shqiptarëve duke e monitoruar procesin intensivisht, me të gjitha format dhe mjetet ligjore. Vëzhguesit tanë dhe grupet e mbrojtjes se votës, në të gjithë territorin do të bëjnë detyrën e tyre, ndërkohë që zëdhënësja e qeverisë duhet të bëjë të sajën, pa fyer e akuzuar kodra pas bregut, është shprehur Nikolla, sipas së cilës nuk ka asnjë arsye që Partinë Demokratike ta shqetësojnë llambat fosforeshente që ndihmojnë komisionin e votimit për të verifikuar çdo kartë identiteti të dyshimtë dhe që përjashtojnë mundësinë e votimit me kartë false. Përsa i përket stilolapsit që zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu nxori përpara kamerave, Nikolla bëri të ditur se ai është stilolapsi që shoqëruesi i ministrit të Brendshëm Bujar Nishani, i ka marrë me dhunë deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Tahiri. Zëdhënësja e qeverisë duhet të kthejë menjëherë sendin e vjedhur tek i zoti, dhe ndërkohë dëshiroj tju kujtoj të gjithëve se njerëzit e Ministrisë së Brendshme paguhen nga populli shqiptar për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe jo për tu futur duart ne xhepa e për ti grabitur për llogari të Partisë Demokratike, vijoi Nikolla duke shtuar se sot populli do të votojë, dhe jo vetëm vota e tij do të mbrohet vendosmërisht, por edhe normaliteti i procesit do të sigurohet për çdo qytetar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›