E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Pres vetëm telefonata fitoresh e urimesh

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta është shprehur i kënaqur për pjesëmarrjen e votuesve në këto votime, pjesëmarrje e cila sipas tij do të përcaktojë të ardhmen e vendit tonë drejt BE. Nëpërmjet një konference për shtyp, Meta i ka cilësuar jo të dëmshme për procesin e votimit, disa parregullsi që janë vërejtur deri në këto momente. LSI po regjistron çdo parregullsi, këto parregullsi nuk e cënojnë aspak funksionim e vazhdueshëm në mënyrë normale të procesi zgjedhor. Pavarësisht nga incidentet e lokalizuar dhe të rastësishme, ato nuk cënojnë aspak procesin zgjedhor, nënvizoi Meta. Po ashtu, kreu i LSI ka përshëndetur pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në qendrat e votimit, ku kjo pjesëmarrje sipas tij tregon faktin se shqiptarët janë ndërgjegjësuar për të ardhmen e vendit tonë të përbashkët. Kreu i LSI ka inkurajuar qytetarët shqiptarë që të vazhdojnë me këtë pjesëmarrje të lartë, që sipas tij do të jap një mandat tepër të fortë qeverisjes së ardhshme, që kërkon integrimi i Shqipërisë. Meta ka deklaruar se pret vetëm telefonata fitoresh e urimesh, duke shtuar faktin se duhet respektuar ligji dhe procesi i numërimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›