E Diel, 1 Nëntor 2026

Numerimi i votave, si ne Big Brother

Kodi i ri Zgjedhor eshte ne fazen e fundit te hartimit te tij. Top Channel ka arritur te zbuloje nje nga pjeset me delikate te tij, ate te administrimit te zgjedhjeve.

PS ka mbrojtur deri tani idene e trupave jopolitike ne kete proces, por nderkaq duket se eshte zgjedhur rruga e ndermjetme qe kenaq te dyja palet.

Trupat e administrimit do te jene serish politike, por mekanizmi qe rrit transparencen ne numrimin e votave dhe qe mendohet te aplikohet per here te pare do te jete nje kamera e vendosur ne tryezen e numerimit te votave ne komsionin zonal zgjedhor, e cila do te jete e lidhur me nje monitor relativsht te madh te vendosur ne nje vend ku te shihet nga te gjithe.

Cdo vote qe numerohet drejtohet ne kamera dhe ajo shfaqet ne monitor. Palet e interesuara edhe nese nuk jane te perfaqesura ne grupet e numerimit do te kene mundesi qe premes monitorit te kontrollojne cdo vote gjate numerimit.

I gjithe procesi i numerimit do te regjistrohet. Nese palet do te kene kontestime, kasetat me materialet filmike mund t’i perdorin si prova ne proceset gjyqesore. E thene ndryshe, nese ky proces aplikohet, te pakten sic eshte thene deri tani, transparenca e numerimit te votave rritet ndjeshem dhe permireson nje nga defektet kryesore ne zgjedhjet e kaluara.

Gjithashtu, mendohet qe numri i anetareve te komisioneve ne qendra votimi dhe numerimi te jete 7 edhe sipas nje rekomandim i OSBE dhe OHDIR. Ajo qe merr persiper te permiresoje drafti i ri ligjor eshte gjithashtu edhe ndarja e mandateve, e cila kete here korrespondon me nje numer te barabarte zgjedhesish, pavaresisht se numri i deputeteve ne cdo qark ndryshon.

Pra, numri i zgjedhesve qe i korrespondon cdo deputeti do te jete pothuajse i barabarte ose i perafert, duke eleminuar nje fenomen, i cili ne zgjedhjet politike, qe prej zgjedhjeve te vitit 1996 e ketej, eshte perdorur nga te gjitha partite ne pushtet per te bere nje harte elektorale qe te reflektonte me shume bastionet e tyre politike dhe maksimalizuar ne to numrin e deputeteve.

Ajo qe eshte komentuar se fundi mjaft gjere nga partite e vogla eshte dhe pragu zgjedhor, i cili eshte i ndryshem ne cdo qark dhe percaktohet si nga numri i mandateve, ashtu dhe nga pjesemarrja ne votim. Por pervec ketij pragu qe quhet natyral, do te kete dhe nje prag tjeter ligjor.

Nese i referohemi modelit spanjoll ku jane mbeshtetur ekspertet ne hartimin e Kodit te ri Zgjedhor, ky prag eshte 3%. Kjo do te thote qe partite apo koalicionet qe kane marre nen 3% nuk futen fare ne llogarine e ndarjes se mandateve ne qark. Te pakten keshtu thote modeli spanjoll, nderkohe qe hartuesit e Kodit nuk jane shprehur ende per kete ceshtje delikate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›