Apeli, burg te pandehurve te Gerdecit

Gjykata e Apelit ka lene ne fuqi vendimin e togave te zeza te kryeqytetit ne lidhje me tre te pandehurit e tragjedise se Gerdecit, Mihal Delijorgji, Dritan Minxholli dhe Ylli Pinari, te cilet do te qendrojne ne qeli edhe per akuzen tjeter, ate te vrasjes masive.
Ashtu si edhe gjykatesi Asim Vokshi, edhe gjykatesit e Apelit i lane Prokurorise se Pergjithshme edhe gjashte muaj kohe per afatet hetimore.
Seanca gjyqesore e shqyrtimit te rivleresimit te mases se sigurise te te pandehurve u zhvillua me dyer te mbyllura, ndersa nuk ka qene i pranishem asnje nga te akuzuarit, qe jane perfaqesuar nga avokatet.
Pas arrestimit te Delijorgjit, Pinarit dhe Minxhollit per shkelje te rregullave teknike ne pune, Prokuroria e Pergjithshme i dergoi ata ne gjykate edhe per vrasje ne rrethana cilesuese te nje apo me shume personave ne bashkepunim.