Numerimi ne PS PD-ja Vonesa tregues i nje procesi falsifikimi dhe manipulimi
Partia Demokratike reagoi dje ne lidhje me vonesen qe po shfaq procesi i numerimit te votave te delegateve te kongresit te PS-se per konstituimin e Asamblese se re Kombetare. PD-ja e cilesoi kete vonese si nje tregues kryesor te falsifikimit dhe manipulimit te rezultatit te ketyre zgjedhjeve. Sapo u mbushen 72 ore nga perfundimi i votimit te 1500 delegateve te klonuar te Partise Socialiste dhe akoma rezultati nuk behet i njohur pasi po perpunohet ne fabriken e falsifikimit te Edi Rames. Asnjehere me pare ne historine e ketij vendi nuk ka ndodhur qe numerimi i votave te 1500 delegateve te vijoje per 72 ore rresht sic po ndodh ne kongresin e Edi Rames. Kjo deshmon qarte se ky eshte nje proces falsifikimi dhe manipulimi dhe jo nje proces numerimi. Njeriu qe disa kohe me pare bertiste 3 here ne dite per zgjatjen e procesit te numerimit te 1 milion e 600 mije votuesve shqiptare per zgjedhjet e 8 majit vijon te zgjase me 72 ore numerimin e votave te 1500 delegateve te klonuar te kongresit te tij dhe kjo vetem e vetem qe te arrije klonimin ne funksion te karriges se tij te asamblese se ardhshme te kesaj partie- theksohej ne deklaraten e PD-se.