E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafaraj: Rama të kurojë panikun e humbjes

Me anë të një deklarate, zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj, tha se Rama duhet të kurojë panikun e humbjes me qetësues, “dhe jo duke kërcënuar e ofenduar numëruesit, vëzhguesit e drejtuesit e Partisë Demokratike, në një përpjekje të qartë, për të njollosur demokracinë”.

"Kërcënimet, presionet dhe retorika e rrugës, janë tiparet e vërteta të atyre qe humbasin arsyen dhe logjikën. Ato nuk ulin tensionin apo përshpejtojnë procesin, përkundrazi e ngadalësojnë atë dhe tensionojnë situatën. Të gjithë numëruesit dhe vëzhguesit e Partisë Demokratike, janë emëruar për të ushtruar detyrën dhe funksionin  e tyre në përputhje të plotë me kodin zgjedhor dhe ligjet e vendit”, theksoi ajo. Zëdhënësja e selisë blu shtoi se numërimi numërimi në KZAZ nr 49, që i përket minibashkisë 5, ka vazhduar normalisht gjatë ditës së sotme, “ku brenda 5 orësh janë numëruar 6 kuti dhe janë në proces edhe 2 të tjera”.

Duke komentuar thirrjet e opozitës për mbledhjen e simpatizantëve pranë KZAZ-së, zëdhënësja e Partisë Demokratike, tha se mazhoranca nuk mund të bëjë thirrje të tilla, të cilat sipas saj do të ngadalësonin procesin. “Këto zgjedhje, janë të lira, të ndershme dhe transparente dhe çdo tentativë e Ramës dhe Braçes, për t’i njollosur ato do të dështojë”, përfundoi. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-13 16:41
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›