Numërimi, rezultatet deri në orën 03:00

Tiranë - Pas një avantazhi të lehtë gjatë gjithë ditës së martë, Lulzim Basha ia ka lënë në orët e mbrëmjes kryesimin kandidatit socialist, Edi Rama. Deri në orën 03:00 të së mërkurës, rezultati është 79 748 – 79 398 për Ramën. Janë numëruar 314 nga 485 kuti gjithsej.
Durrës - Janë hapur 79 nga 165 kuti të kësaj bashkie, ku rezultati i fundit është: Vangjush Dako i PS-së 16 533 vota, Ferdinand Xhaferaj i PD-së 15 573. Aktualisht, procesi është ndërprerë, pasi numëruesit demokratë janë larguar nga KZAZ-të. Numërimi pritet të fillojë në orët e paradites së të mërkurës.
Fier - Përfundon numërimi në Fier, ku, ashtu siç pritej, Baftjar Zeqaj i PS-së konfirmohet për herë të tretë në krye të bashkisë. Ai mposhti në garë kundërshtarin demokrat, Ilir Bele. Rezultati përfundimtar: 16 022 - 11 864
Lushnjë - Përfundon procesi i numërimi në Lushnjë, ku Fatos Tushe i Partisë Socialiste shpallet fitues ndaj rivalit të PD-LSI, Albert Sanxhaku, me rezultatin përfundimtar 11 526 - 7 782.
Elbasan - Janë hapur 49 nga 96 kuti gjithsej. Qazim Sejdini i Partisë Socialiste udhëheq bindshëm ndaj rivalit nga “Aleanca për Qytetarin”, Durim Hushi. Rezultati: 13 562 - 9 113. Aktualisht, procesi është ndërprerë me konsensus mes palëve numëruese dhe pritet të rifillojë në orët e ardhshme.
Korçë - Kandidati socialist, Niko Peleshi, kryeson me 14 067 vota ndaj 12 113 votave të Andrea Manos së PD-së. Deri tani janë numëruar 54 kuti, nga 62 që ka gjithsej Korça.
Shkodër: Janë hapur 43 kuti nga 95 në total. Vazhdon të udhëheqë bindshëm Lorenc Luka i PD-së me 10 015 vota kundrejt rivalit socialist, Genc Uruçi (5762).
02:30
Tiranë, probleme në njësitë 6 dhe 10
Gjatë orëve të para të së mërkurës, ka pasur disa incidente në njësitë bashkiake 6 dhe 10, çka ka sjellë ndërprerjen e procesit të numërimit të votave. Në njësinë numër 6 në Kombinat, u përfshi në incident edhe deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri. Numërimi i votave pritet të rifillojë në orën 10:00.
Ndërkohë, në njësinë numër 10 vijon debati mes komisionerëve. Mësohet se shkak i debatit ka qenë fakti që dy prej numëruesve të Partisë Socialiste kërkuan që të pushojnë, çka është kundërshtuar nga numëruesit demokratë. Numërimi i votave ka rifilluar në një tavolinë.
/Start/
2011-05-10 02:40