Përfundon numërimi në disa bashki, e majta fiton në Berat dhe Vlorë

Procesi i numërimit të votave po vazhdon në jug të Shqipërisë me shpalljen e rezultateve ku dominojnë fitoret e kantidatëve të majtë.
Në Berat dhe në Vlorë përfundoi mbrëmë plotësisht numërimi i votave.
Shpëtim Gjika do të drejtojë për katër vite bashkinë e Vlorës dhe Fadil Nasufi Bashkinë e Beratit.
Gjatë numërimit të votave nuk ka pasur deri tani asnjë incident.