E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numerohen gjysma e votave, PS ne avantazh me 6 pike

Kater fshatra bojkotuan zgjedhjet e pergjithshme parlamentare me 28 qershor ne Qarkun e Fierit. Shkak eshte bere mosmbajtja e premtimit per ndertimin e rruges qe i lidh me qytetin. Komisioneret nuk kane shkuar per te terhequr bazen materiale per qendrat e Plykut, Krapsit, Portezes dhe Mbyetit. Nuk jane shenuar incidente gjate transportit te kutive dhe mbylljes se qendrave te votimit, kurse KZAZ-te kane nisur numerimin, menjehere pas mesnates se diel.

Qarku i Fierit ka pasur 488 qendra votimi. Pas mbylljes se procesit te votimit, rreth ores 19:30 kutite jane vulosur e mbyllur dhe jane transportuar ne KZAZ-te perkatese, me ndihmen e automjeteve te policise vendore. Ne qark ka 7 KZAZ, ku tre jane ne Lushnje, dy ne Fier, nje ne Patos dhe nje ne Ballsh. Sipas informacioneve te marra nga shtabet elektorale te PD-se dhe PS-se, mesohet se ne Ballsh numerimi i votave ka filluar ne oren 01:00 pas mesnates se diel. Po ne te njejten ore ka filluar edhe ne KZAZ-te e Patosit dhe Lushnjes, kurse ne dy KZAZ-te e Fierit, procesi i numerimit te votave ka filluar pas ores 02:30 te mengjesit.

Procesi i numerimit te kutive ka ecur normalisht ne te gjitha KZAZ-te e qarkut, sipas deklaratave te marra ne te 7 qendrat e numerimit. Deri ne mbremje jane numeruar mbi 200 kuti, nga 484 qe jane gjithsej. Sipas rezultateve te marra, mesohet se Partia Socialiste ka pasur nje avantazh kundrejt Partise Demokratike, me nje diference deri ne 6 pike dhe me pas eshte renditur LSI qe kerkon perfitimin e nje mandati nga 16 qe jane gjithsej ne qark. Nese do te renditeshin emrat e kandidateve per deputete, qe kane fituar per cdo force politike ne probabilitet sipas te dhenave paraprake, nga PS do te merrnin mandate Gramoz Ruci, Ermelinda Meksi, Albert Caci, Fatos Tushe, Armando Subashi, Bashkim Fino, Ervin Koci, Arben Cuko. Kurse nga PD, do fitonin Sokol Olldashi, Ilir Bano, Mesila Doda, Enkeled Alibeaj, Vasillaq Ngresi dhe Fatos Beja. Dy mandatet e fundit do te perfitoheshin nga Dritan Prifti per LSI-ne, dhe Myslym Murrizi per PLL-ne.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›