Kukes/ PD-ja ne avantazh te dukshem
Moren pjese 25.350 zgjedhes, ose 34.69% e gjithe personave ne moshe per te votuar
Ne Qarkun e Kukesit, ku pritet te perfundoje procesi i numerimit, Partia Demokratike kryeson sa i perket numrit te votave. Behet e ditur se vetem ne rrethin e Tropojes, nga 76 kuti votimi qe ishin gjithsej, deri pasditen e djeshme ishin hapur dhe numeruar thuajse te gjitha prej tyre. Sipas kryetarit te KZAZ-se ne Tropoje, Avni Ahmetaj, procesi zgjedhor dhe mandej ai i shperndarjes se kutive dhe numerimi i tyre, ka ecur normalisht dhe nuk eshte shenuar asnje incident. Nderkohe qe pritet te perfundoje gjithe procesi i numerimit te votave, sipas te dhenave paraprake dhe nga numerimi i votave ne 152 qendra votimi, mesohet se ne avantazh ka qendruar dukshem Aleanca Demokratike e Ndryshimit, me ne krye PD-ne, me 67.84 % te votave, ne raport me 16.06% te Partise Socialiste dhe vetem 2.44 % te Aleances Socialiste per Integrim, qe kryesohet nga Levizja Socialiste per Integrim. E vetme, PD-ja ka mundur te marre 60.78 % te votave, ndersa pas saj ne koalicion renditet PR-ja me 3.55 % te votave. Sa i perket koalicionit te majte, PS-ja e vetme ka marre 16.06% te votave, kurse PSD-ja ka fituar 12. 04% te votave. Nderkaq, Aleanca Poli i Lirise ishte deri vone, ne shifra dhe perqindje votash te paperfillshme. Gjithsej nga ky qark do te dalin 4 deputete te Parlamentit te ri te Shqiperise, ndersa deri tani eshte gati e konfirmuar qe tre mandate do te shkojne per Partine Demokratike. Kater kandidaturat e PD-se jane; Flamur Noka, Besnik Dusha, Fatos Hoxha, Evelina Koldashi. Nderkaq, kater kandidaturat per deputete nga PS-ja jane Asllan Dogjani qe kryeson listen, me tej Fatmir Hoxhaj, Rexhep Ukperaj dhe Tatjana Kerxhaliu. Ne kete qark moren pjese 25.350 zgjedhes, ose ndryshe 34.69 % e tyre, ne 21 qendra votimi gjithsej.