Numërohen votat, Basha fitues

Pas numërimit të shumicës së votave të refuzuara për t’u numëruar nga komisionerët socialistë, Lulzim Basha del në epërsi ndaj rivalit të tij, duke garantuar epokën e ndryshimit në administrimin e Tiranës. Leximi i votave ka ndodhur faqe botës, por edhe nën akuzën e përfaqësuesit të PS-së, se KQZ ishte marrë peng nga Rruga e Elbasanit
Në 17 qendra votimi të numëruara, Lulzim Basha përmbys diferencën e 10 votave që e ndanin me Edi Ramën, duke shkuar në 9 vota para, duke u konfirmuar kështu në prag të fitores së madhe të bashkisë së Tiranës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hapi rrugë dje numërimit të votave për kryetar bashkie, të cilat ndodheshin në kutitë e tjera. Në bazë të kontestimeve përkatëse të ardhura nga 11 KZAZ-të e Tiranës, KQZ, e cila në rastin konkret luan rolin e një KZAZ-je për qytetin e Tiranës, në mënyrë që të certifikojë rezultatin final për kryeqytetin, mori në shqyrtim fletët e votimit të cilat ishin hedhur gabimisht nga votuesit në kutitë e këshillave dhe minibashkive. Në përputhje me nenin 123 të Kodit Zgjedhor, këto vota nuk janë të pavlefshme, përsa kohë kanë të gjitha elementët e certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Gjatë mbledhjes së zhvilluar dje paradite, KQZ miratoi në parim aktin normativ, i cili i cilëson si të vlefshme fletët për kryetarin e bashkisë së Tiranës. Pas diskutimeve të lira mbi projekt-aktin, në një situatë të tensionuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e miratoi aktin normativ me 4 vota “pro”, vetëm me votat e mazhorancës, duke i hapur rrugë kështu numërimit të votave që janë hedhur gabimisht në kutitë e këshillave bashkiakë. Miratimi i këtij akti normativ do të bëjë të mundur numërimin e fletëve të cilat janë cilësuar si të kontestuara nga KZAZ-të. Në projekt-aktin e miratuar me 4 vota pro vetëm nga mazhoranca, saktësohet se 7 KZAZ kanë kërkuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të pasqyrojë në rezultatin përfundimtar, këto vota të cilat konsiderohen si vendimtare për kreun e bashkisë së Tiranës. Në fjalën e tij kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, theksoi se do të numërohen të gjithë kutitë që ka shënime nga KZAZ-të ndërsa shtoi se numërimi do të bëhet në sytë e të gjithë qytetarëve. Sipas tij transparenca do të vijojë deri në fund dhe KQZ-ja do të këqyrë të gjitha kutitë ku ka pasur fletë të kontestuara. “Kemi të bëjmë me një akt që nuk kërkon t’i kalojë fitoren askujt, por një akt që kërkon të këqyrë dhe vlerësojë votat e hedhura në kutinë e gabuar”, ka theksuar kreu i KQZ-së Ristani. Përfaqësuesit e PS kundërshtuan aktin si dhe mbrojtën qëndrimin e tyre, që bie ndesh me deklaratat e mëparshme të Edi Ramës, për numërimin me korrektësi të çdo vote. Ndërsa jashtë ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me qindra simpatizantë të Partisë Socialiste, mes tyre dhe deputetë mundën të çajnë kordonin e policisë duke hyrë kështu në oborrin e KQZ-së. Në një situatë të tensionuar debati mbi miratimin e aktit dhe hapjen e kutive ka vazhduar edhe brenda mureve të Komisionit Qendror. Konfrontimi ndërpreu përkohësisht mbledhjen e KQZ-së në momentin kur po hapej kutia, e cila i përket KZAZ nr. 47. Ndërsa do vazhdonte vetëm pak minuta më pas, numëruar fletët e votimit në pjesën dërrmuese të KZAZ-ve të Tiranës, ku ishin gjetur vota për kryetarët e bashkive në kutitë e këshillave dhe minibashkive. Në kutitë e numëruara deri në dje orën 23:30 minuta, nga 17 kuti të cilat kaluan në procesin e numërimit në KQZ, e cila luante rolin e KZAZ-së së Tiranës, Lulzim Basha kaloi në avantazh me 9 vota para. Pritshmëritë janë të qarta, Lulzim Basha vazhdon marshimin drejt konfirmimit zyrtar si kryetar i bashkisë së Tiranës.
Njësia bashkiake nr. 3, KZAZ, nr. 47
Qendra e votimit 1759
Lulzim Basha - 2 vota
Edi Rama - 1 votë
Qendra e votimit 1762
Lulzim Basha - 3 vota
Edi Rama - 1 votë
Qendra e votimit 1760
Lulzim Basha - 1 votë
Edi Rama - 0 vota
Qendra e votimit 1761
Lulzim Basha - 1 votë
Edi Rama - 0 vota
Qendra e votimit 1762/1
Lulzim Basha - 1 votë
Edi Rama - 0 vota
Qendra e votimit 1766/1
Lulzim Basha - 1 votë
Edi Rama - 2 vota
Qendra e votimit 1767
Lulzim Basha - 2 vota
Edi Rama - 0 vota
Qendra e votimit 1769
Lulzim Basha - 1 votë
Edi Rama - 1 votë
Qendra e votimit 1776
Lulzim Basha - 3 vota
Edi Rama - 1 votë
Qendra e votimit 1775
Lulzim Basha - 1 votë
Edi Rama - 0 vota
Njësia bashkiake nr.4, KZAZ nr. 48
Qendra e votimit 1782
Lulzim Basha - 2 vota
Edi Rama - 1 votë
Qendra e votimit 1783
Lulzim Basha - 3 vota
Edi Rama - 0 vota
Qendra e votimit 1784
Lulzim Basha - 1 votë
Edi Rama - 1 votë
Qendra e votimit 1785
Lulzim Basha - 1 votë
Edi Rama - 0 vota
Qendra e votimit 1786
Lulzim Basha - 4 vota
Edi Rama - 1 votë
Qendra e votimit 1806
Lulzim Basha - 1 votë
Edi Rama - 0 vota
Qendra e votimit 1806/1
Lulzim Basha - 3 vota
Edi Rama - 1 votë
...