Elvira Dones: Braktisja e djalit në ‘88, do më mbetet plagë gjithë jetën
Elvira Dones, ka treguar në një intervistë për Adi Krastën, disa momente të rëndësishme të jetës së saj, siç ishte largimi nga Shqipëria në ’88-ën, kur për 30 sekonda mori vendimin për ta ‘braktisur’ të birin, si dhe ka ndarë me të opinione të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Për më shumë, mund të lexoni rrëfimin e jashtëzakonshëm të gruas së letrave, për “A Show”.
A: Vjen gjithmonë në Shqipëri. Vjen sepse e njeh Shqipërinë, sepse gradualisht po shkëputet pak kontakti me Shqipërinë, apo se ke qejf të ekzaminosh ndryshimin e Shqipërisë?
Elvira Dones: Shqipëria për mua nuk po shkëputet, Shqipëria po bëhet më intensive me kalimin e kohës. Bile vite përpara, unë pata një periudhë që nuk erdha në Shqipëri për arsye të ndryshme: lindi vajza, punoja për televizionin zviceran, isha gjithmonë nëpër botë, madje më qëlloi një herë që për 6 vjet të mos vija në Shqipëri, - e vetmja herë. Që nga ai moment unë kam ardhur të paktën dy herë në vit në Shqipëri dhe asnjëherë për pushime; kam ardhur gjithnjë për ta hulumtuar Shqipërinë nga veriu në jug. Kam bërë 4 dokumentarë të mëdhenj, të gjatë për Shqipërinë, për televizionin zvicerian dhe për kompaninë tonë “Donas Media”. Jam marrë me çështjet e Shqipërisë, ato që kanë qenë plagët e Shqipërisë në atë kohë, ndërkohë pastaj një pjesë tjetër të gazetarisë e kam bërë në Amerikë, në Zvicër e Itali.
A: Më duhet të konfirmoj, dhe jam shumë i lumtur që jam në gjendje ta konfirmoj, që ti je një emër jashtëzakonisht i rëndësishëm i letrave të sotme në Itali. “Einaudi” dhe “Feltrinëlli”, dy shtëpi të jashtëzakonshme botuese, të kanë botuar dhe njëkohësisht ata pretendojnë që ti gjithmonë, siç u pretendohet gjithmonë shkrimtarëve për të vazhduar punën e mirë e njëkohësisht janë shumë kuriozë për të ndjekur se çfarë po bën ti në të ardhmen. Në një intervistë që një gazetar relativisht tendencioz i bënte shkrimtares Susan Sontag, ai gjeti edhe një armiqësi përgjigjesh nga ana e saj; në fakt pyetja ishte e drejtë. I tha: “Ti jep shumë opinione për ngjarjet në botë dhe je shkrimtare; një pjesë e mirë e opinioneve janë politike ose të lidhura me politikën”. A mund ta rrezikojë një shkrimtare, dhënia hapur e disa opinioneve politike?
Elvira Dones: Mund të bëj një mijë e një emra, mund të filloj tani të bëj një listë shkrimtarësh. Fakti që shkrimtari ka një mendim politik ose fakti që shkrimtari i mirëfilltë mund të merret edhe me gazetari ose mund të merret me aktivizëm për vendin e tij, domethënë të bëhet i angazhuar në vendin e tij, nuk i heq absolutisht asnjë lloj vlere, përkundrazi për mendimin tim shton vlerë, sepse shton jetë në letërsinë që ai shkruan. Sepse një nga druajtjet e mëdha, - që unë e kam thënë edhe herë të tjera në intervista, - është që shkrimtari me kalimin e kohës mund të bëhet një teknik shumë i mirë gjatë të shkruarës, mund të rafinojë frazën, por bëhet art për hir të artit. Unë i druhem shumë asaj “kullës së fildishtë”, prandaj edhe shkoj gjithnjë në terren me dokumentarë dhe prek pjesët më të errëta të shoqërisë. Nuk po flas vetëm në Shqipëri, flas në Zvicër, sidomos në SHBA dhe Itali. Ato më japin mua material jetësor për të gjitha gjërat.
A: Ti ke bashkëpunuar, ti e ke mik të afërt Roberto Savianon, apo nuk është kështu?
Elvira Dones: Nuk e kam mik të afërt, jemi bërë miq idealesh.
A: Në ketë prizëm e kisha fjalën, që ju bashkon e njëjta ndjeshmëri për problematikën shqetësuese të vendeve përkatëse. Në qoftë se do të mund ta elaboroja në një mënyrë pak tendencioze. Në një kuptim ju thërret, ju apelon vesi nacional? Si me thënë vesi i madh nacional i të dy vendeve, vesi kombëtar i të dy kombeve, italian dhe shqiptar? Pra vesi ju tërheq? Hakmarrja, gjakmarrja, korrupsioni, dhuna etj...
Elvira Dones: Jo, unë mendoj qe ajo që na tërheq është shqetësimi për vendet tona dhe shqetësimi për vendin nuk mund të vijë nëpërmjet indiferencës, nuk mund të vijë përmes shkrimit të një libri që të jetë thjesht një libër artistik, por ti shkon në terren, ti mbledh material gazetaresk dhe pastaj ti vendos se çfarë të shkruash. Në mendimin tim, midis meje dhe Savianos ka të njëjtën mënyrë të parjes së vendit. Në qoftë se ti atë vend e do, ti e kalon atë në vrimë të gjilpërës për të parë se ku janë të metat e një vendi, sepse është aq kollaj të flasësh për gjërat e bukura, por ama për gjërat e shëmtuara dhe për problemet gjithmonë është shumë e vështirë.
A: Kemi një ndjeshmëri në Shqipëri këto kohë, Elvira, që ka gati një lloj dëshire të brendshme negativiste për të folur keq për Shqipërinë ose për të identifikuar fort plagët e saj. Ne vetë viktimizohemi, duke thënë “po mjaft i ramë këtij vendi, ndoshta nuk është aq i keq sa ne mendojmë”. Ndërkohë, ti jeton në Brooklyn të SHBA-ve, ke jetuar në Zvicër, je shqiptare dhe ke kontakte me rrethe intelektuale, pa dyshim, për shkakun tënd, të bashkëshortit, e kështu me radhë. Në qoftë se na shajnë sot në botë, Elvira, për çfarë na shajnë?
Elvira Dones: Na shajnë, është fjalë e rëndë. Na kritikojnë, sidomos dashamirësit, miqtë e mi gazetarë jo vetëm europianë; por ata që janë amerikanë të së majtës e që janë të interesuar për gjërat e ata që vërtet kanë ardhur në Shqipëri, dhe ata që vërtet interesohen, nuk shkruajnë me shabllone, duke marrë një frazë këtu “copy and paste”, - më falni, flas edhe një fjalë anglisht sepse ka hyrë edhe në shqip. Ata na qortojnë sesi ne nuk po heqim dorë, sesi nuk po mundemi të heqim një qeveri që po e dëmton Shqipërinë, po e shet Shqipërinë copë për copë dhe që nuk ka sot asnjë lloj respekti në Europë dhe në botë. Ajo për të cilën neve na tërheqin vëmendjen ose na kritikojnë sot është se si shqiptarët nuk janë më aktivë në këtë gjë. Dhe ata kritikojnë faktin që me kalimin e kohës njerëzit janë lodhur, janë mbingopur nga politika e bërë keq, nga korrupsioni, nga zhgënjimi i herëpashershëm. Shqiptarët shpesh thonë: “Nuk bëhet ky vend, ndaj dhe unë nuk po shkoj të votoj”, ose “Unë po shkoj të votoj se ashtu më thotë klani, babi im voton këtë, unë votoj këtë, nëna ime votoi këtë...”, edhe ec e dil nga kjo lloj logjike e shqiptarëve dhe jo vetëm, natyrisht, është edhe e Ballkanit, por është edhe në Amerikë. Miqtë e mi kanë ardhur në Shqipëri dhe thonë se, si është e mundur që pas 20 vitesh, janë sëmundje infantile, sëmundje të fëmijërisë në një demokraci, që duheshin kaluar patjetër, dhe demokracia më shumë se një dhuratë është një peshë jashtëzakonisht e madhe. Ne shqiptarët e morëm demokracinë si një dhuratë të madhe që na ra nga qielli e që na duhej, sepse bota neve na e kishte borxh në një farë mënyre pas 47 vitesh kur edhe retë nuk kalonin mbi Shqipëri në parathënien e kohës.
A: Ndërkohë, dua të largohem në një tjetër çështje. Ti ke shkruar një libër, të është dashur në jetë, është me fate njerëzish; personalisht mendoj se është fat nganjëherë kur je e ballafaquar me një sfidë të madhe për të marrë vendime të mëdha. Ndërkohë nise një jetë tjetër në Zvicër, dhe natyrisht një martesë të re e cila vazhdon e lumtur edhe sot e kësaj ditë. Ke dy fëmijë, një djalë me martesën e parë dhe një vajzë, Junën, me martesën e dytë. Ty nuk të është pyetur ndonjëherë hapur në Shqipëri, ose po të të jetë pyetur, unë do ta ribëj atë në interes të publikut. Më thuaj, Elvira, u largove nga Shqipëria në mënyrë të beftë, ishte herët, 1987-ta, dy vjet të rëndësishëm deri në ndryshime, ku më në fund u bashkove me djalin. Jam kureshtar të të pyes, si u paqtuat? Kur ndodhi që të dy bashkë tanimë nuk kishit asnjë prapamendim, asnjë analizë negativiste dhe asnjë ndjenjë keqardhjeje?
Elvira Dones: Nuk mund të kishte një mendim të keq të tim biri që ishte një fëmijë 7 vjeç e gjysmë dhe në atë kohë u braktis nga e ëma me të cilën ishte i lidhur jashtëzakonisht. Unë jam një nga ato “klloçkat” e Ballkanit kur vjen puna për fëmijët; unë gjithë jetën e kam ditur që gjëja ime e parë në jetë ishte të bëja fëmijë. I kam dashur gjithmonë fëmijët, ka qenë ëndrra ime. Por që t’i shpjegosh një fëmije aq të vogël, që në 30 sekonda, pa e menduar për herë të parë në jetën tënde ti mendove si vajzë e re jo si plakë. Se ne vajzat shqiptare të atëhershme, - ti je pak më i ri se unë, - u lindëm plaka, sepse me mentalitetin shqiptar të atëhershëm, nuk jam duke e kritikuar, kjo ishte tradita jonë e atëhershme dhe kjo është tradita e Ballkanit që mbetet, vajza bëhet ajo që ndihmon nënën, vajza është ajo që rrit vëllain ose motrën, është gjithmonë përgjegjësja për gjërat. Kështu që unë u rrita midis librave, kam qenë natyrë e heshtur si fëmijë, pak e çuditshme si fëmijë sepse nuk luaja me litar por unë lexoja libra. Pati një moment kur prindërit e mi më thoshin ‘atje ku të vinim aty ti rrije’ dhe kujtuan se mund të isha pak e vonuar nga mendja.
A : Si është Toni sot? Në kuptimin, çfarë ndodh me të?
Elvira Dones: Belissimo, jashtëzakonisht i bukur. Jam e dashuruar me tim bir, ka flokët e Johny Deep, është i martuar që para katër vjetësh, e shoqja është gjermane, jeton në Zvicër dhe punon në Orkestrën Simfonike të Zvicrës Italiane. Ne dëgjohemi 5 herë në javë, takohemi 5-6 herë në vit. Është një marrëdhënie jashtëzakonisht e fortë midis nënës dhe djalit.
A: Domethënë ti tani je e qetë.
Elvira Dones: Jo, sepse të jesh e qetë do të thotë të kesh elaboruar ato 30 sekonda, kur në moshën 7-vjeçare le një fëmijë, sepse vetëm për ato 30 sekonda ti nuk ishe më plaka...
A: Shoh ende tek ty një ndjenjë inati, jo inati me veten, por një fajësim të butë.
Elvira Dones: Sigurisht, natyrisht të mos e elaborosh këtë gjë si nënë pas kaq shumë vitesh do të thotë që ti ose je njeri pa zemër, ose je një grua nga ato aq shumë të dashuruara me veten tënde sa u kalon sipër si tank të gjitha gjërave dhe dhimbjeve të tjera në jetë. Jo, unë i krijova tim biri një dhimbje që më vonë u mundova ta rikuperoja në të gjitha mënyrat e mundshme, por ajo ishte një punë që duhet ta bëja unë, dhe sado vite të kalojnë, sado arritje unë të kem bërë dhe sado të lumtur të jenë fëmijët e mi, ajo do të mbetet plaga ime.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)