Numri i grave në depresion është dyfishuar
Në mbarë Europën, numri i grave që vuajnë nga depresioni është dyfishuar në krahasim me 40 vite më parë. Po ashtu, numri i grave në depresion është sa dyfishi i burrave.
Sipas studiuesve gjermanë, shkak për këtë është përpjekja e grave për tia dalë si në familje, ashtu edhe në punë. Moshat më të rrezikuara janë ato mes 16 deri në 42 vjeç.