E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: I kërkova Topallit të bëhem anëtar i Komisionit për Integrim, është sfida ime e madhe

Share

Pasi ka mbyllur gjyqin në Gjykatën e Lartë, Ilir Meta tashmë po kërkon që të rikthehet në jetën parlamentare. Hapin e parë e ka bërë gjatë ditës së sotme, teksa gjatë një konference për shtyp ka pohuar se ka kërkuar nga ana e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, që të bëhet anëtar i Komisionit të Integrimit. Kjo, pasi sipas Metës, integrimi është sfida e tij e madhe.

Mund tiu bëj të ditur se sot i kam kërkuar kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli që të bëhem anëtar i Komisionit për Integrimin Europian. Mendoj se integrimi duhet të mbetet sfida kryesore për të gjithë dhe për mua personalisht, ka thënë Meta, duke u shprehur gjithashtu se nuk ka kohë për të humbur në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›