Celtics afrohen, Grizzlies në epërsi

Boston Celtics dhe Memphis Grizzlies regjistruan fitore ndaj Miami Heat dhe Oklahoma City Thunder, në përballjet e tyre përkatëse në gjysmëfinale.
Celtics janë ende në garë pasi me fitoren 97-81 ndaj Heat kanë ngushtuar disavantazhin në 1-2 në serinë gjysmëfinale të play-offit në Konferencën Lindore. Kevin Garnett udhëhoqi Bostonin me 28 pikë dhe 18 kërcime, ndërsa Paul Pierce shtoi 27 pikë.
Dwayne Wade ishte realizatori më i mirë për Miamin, me 23 pikë. Ekipet takohen sërish në Boston, të hënën, për ndeshjen 4. Ndërsa, Memphis Grizzlies bënë rikthim sensacional për të mposhtur Oklahoma City Thunder 101-93, në lojën shtesë në ndeshjen e tyre të tretë dhe kaluan në epërsi 2-1 në serinë gjysmëfinale të play-offit në Konferencën Perëndimore.
Grizzlies u rikthyen nga disavantazhi 76-63 në fund të çerekut të tretë dhe ndeshja në kohën e rregullt përfundoi në barazim 86-86, ndërsa siguruan fitoren në shtesë, të udhëhequr nga Zach Randolph me 21 pikë, i ndihmuar nga Conley dhe Mayo që shtuan nga 18. Russel Westbrook udhëhoqi Oklahomën me 23 pikë.
Boston Celtics-Miami Heat 97-81 (1-2)
Boston: Garnett 28
Miami: Wade 23
Memphis-Oklahoma City 101-93 (2-1)
Memphis: Randolph 21
Oklahoma City: Westbrook 23