Shënon Nikçi, asiston Shaqiri
Nga Express më 09 maj 2011 në ora 10:16
Adrian Nikçi ka realizuar gol për Zurichun, i cili nuk arriti më shumë se një barazim përball St.Gallen, 2:2.
Sulmuesi kosovar në minutën e 70-të është inkuadruar në lojë derisa në minutën e 81’të ka barazuar rezultatin në 1:1. Për Zurichun, 90 minuta luajti Admir Mehmedi. Ndërsa, Basel i shqiptarëve ka mposhtur Bellinzonan 2:0.
Xherdan Shaqiri ka asistuar për Huggelin, i cili realizoi golin e epërsisë në minutën e 39’të. Për Baselin 90 minuta ka luajtur Beg Ferati, derisa vëllezërit Granit e Taulant Xhaka u inkuadruan në lojë nga banka rezervë.
Zurich i prin tabelës me 45 pikë sa ka edhe Basel, në vendin e dytë.