E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nushi: Jemi te detyruar te reagojme kunder Del Pontes

"Perderisa bota e jashtme reagon ne kete menyre ndaj Del Pontes, edhe ne jemi te detyruar te reagojme", thote Pajazit Nushi, drejtor i KMDLNJ-se, ne nje interviste per Radion Evropa e Lire.

Bisedimet midis Kosoves dhe Serbise per personat e pagjetur kane rifilluar. Ju keni kryesuar delegacionin kosovar ne keto bisedime. A ka pasur ndonje rezultat?

Kjo ka qene mbledhja e trembedhjete, e mbajtur ndermjet delegacionit te Qeverise se Serbise dhe delegacionit te Qeverise se Republikes se Kosoves. Per here te pare kemi shkuar si delegacion i Qeverise se Republikes se Kosoves dhe kemi pasur nje mirekuptim, sepse kemi pritur qe mund te kete provokime te posacme, por, per fat te mire, nuk pati provokime. Mbledhja ka pasur karakter te mbyllur. Jane shqyrtuar raportet e nengrupit tone qe merret me ceshtjet profesionale mjekesore-ligjore, te cilin e ka perfaqesuar Zyra e UNMIK-ut per persona te pagjetur. Kemi raportuar per 435 ekshumime qe jane kryer prej dhjetorit deri ne fund te marsit te ketij viti, nga te cilet 379 jane ekshumuar ne Kosove dhe 56 tjera te mbetura nga grupi i transferuar nga Serbia, mbesin per t'u identifikuar me vone. Ne, njekohesisht, me 4 dhjetor, u kemi kthyer familjeve kater mbetje mortore, kurse ne vitin 2008 kemi bere edhe incizime te posacme per mundesine e gjetjes se atyre varrezave, ku supozohet se mund te kemi mbetje mortore. Kjo tregon se nje arritur e kohes ka qene e mundur te behet, ndonese familjaret nuk jane te kenaqur; ato nuk jane te kenaqur edhe kur po u sjellim eshtrat. Fatkeqesisht, keshtu eshte situata e tyre dhe une i kuptoj plotesisht. Por, nuk mund te thuhet se nuk eshte bere asgje, sic po percillet ne lajmet e pergjithshme, sepse Kosova, bie fjala, ka gjetur me teper te zhdukur, sesa qe ka gjetur Kroacia apo Bosnja. Per kete arsye, te arriturat jane te pamjaftueshme, por shenojne nje hap perpara.

A ka pasur pengesa dhe nese po, cilat ishin ato?

Pengesa te posacme nuk kemi pasur. E mira e kesaj mbledhjeje ka qene se jane zhveshur krejtesisht elementet politike dhe ne po i permbahemi saktesisht misionit tone. Ai mision ka karakter humanitar.

A mendoni se kjo ceshtje do te mund te zgjidhet ne ndonje afat te caktuar kohor?

Per fat te keq, do te jete nje numer (i te zhdukurve) qe kurre nuk do jete e mundur te gjendet dhe te identifikohet. Per fat te keq, kjo ceshtje do te zgjase, e per fat edhe me te keq do te jete nje numer qe kurre nuk do jete e mundur te gjendet dhe te identifikohet. Eshte e keqe shume e madhe per te gjithe ne. Edhe une jam nje prej familjareve qe kam te zhdukur, por e verteta eshte kjo.

Eshte thene se libri i Carla Del Pontes, "Gjahu", ka qene teme e bisedimeve gjate takimit te fundit. Ju, nderkaq, ne nje leter drejtuar Qeverise se Kosoves, keni dhene rekomandime per veprim ne raport me kete liber. Per cfare behet fjale?

Ne nuk e kemi trajtuar ceshtjen e permbajtjes se librit te Carla Del Pontes ne kete mbledhje, por kemi marre nje tekst permbajtjeje qe ka te beje me raportin tone ndaj Serbise dhe me te cilin tekst edhe pala serbe tregon se keto jane te paverteta. Dua te theksoj, lidhur me letren e derguar kryetarit te Qeverise se Republikes se Kosoves, dy zevendeskryetareve te Qeverise dhe ministres se Drejtesise, se ajo ka per qellim nxitjen e tyre per ta hulumtuar thellesisht permbajtjen e kesaj letre, sepse kemi konstatuar se permbajtja e kesaj letre godet jashtezakonisht rende shqiptaret ne Kosove, ne Shqiperi. Per kete arsye, duhet kerkuar nje pergjegjesi reale ndaj Carla Del Pontes, sikurse edhe ndaj atyre qe e kane udhezuar ose prej te cileve ka marre informacione te tilla. Une do t'ju lexoj dy-tri pjese te vogla, me te cilat ofendohet rende udheheqesia e sotme e Kosoves dhe Ushtria Clirimtare e Kosoves. Ne faqen 290-292, nje person i familjareve te te zhdukurve nga Beogradi, me mbiemrin Gjinoviq, i ka raportuar udheheqesise se atehershme te Tribunalit te Hages, gjate kohes kur Carla Del Ponte ka vizituar Beogradin, si vijon: Lidere te organizates se UCK-se, Hashim Thaci dhe komandanti i tij, Agim Ceku, jane pergjegjes per humbjen dhe gjakderdhjet ne Kosove. Keta, thuhet ne kete faqe, kane marre me kamione nje numer civilesh serbe dhe i kane bartur ne territorin e Shqiperise, ku permendet Kuksi dhe Burreli. Ne Burrel permendet nje shtepi e ngjyrosur me ngjyre te verdhe, ne te cilen, gjoja, qenkan kryer disa operacione kirurgjike per nxjerrjen e organeve vitale, ne radhe te pare te veshkave, te njerezve qe paraprakisht jane mbajtur me ushqim te forte dhe ne kushte te mira, dhe ato organe me vone qenkan tregtuar nga ana e perfaqesuesve te UCK-se. Ne librin e kemi marre si ofendim jashtezakonisht te rende per popullsine e Kosoves, per UCK-ne dhe posacerisht per zotin Hashim Thaci, si kryeminister i Kosoves, dhe zotin Agim Ceku, si ish-kryeminister dhe nje prej udheheqesve te UCK-se. Ne kete e kemi marre si ofendim jashtezakonisht te rende per popullsine e Kosoves, per UCK-ne dhe posacerisht per zotin Hashim Thaci, si kryeminister i Kosoves, dhe zotin Agim Ceku, si ish-kryeminister i Kosoves dhe nje prej udheheqesve te UCK-se. Neve na duhet te reagojme gjithsesi ndaj ketyre akteve shume te renda qe paraqiten ne nje liber, i cili nuk ka gjetur perkrahjen as nga ana e Zvicres. Eshte thene shume rende edhe nga ana e keshilltares se Carla Del Pontes, sikurse qe eshte komentuar me fjale te renda permbajtja e ketij libri nga ish-perfaqesuesi i sekretarit gjeneral te OKB-se ne Prishtine, Kushner, tashme minister i Puneve te Jashtme te Frances. Perderisa bota e jashtme reagon ne kete menyre, ne jemi te detyruar qe te reagojme, sepse edhe ne, si institucion, si Keshill, jemi pergjegjes ndaj institucioneve nderkombetare, nese nuk e bejme kete reagim. Nese eshte e vertete, le te jete ai edhe Pajazit Nushi, ai duhet te pergjigjet para gjyqit, ose nese nuk eshte e vertete, le te pergjigjet vete Carla Del Ponte. Pas shpalljes se pavaresise, Qeveria serbe i ka kerkuar komunitetit serb ne Kosove qe te dale nga te gjitha institucionet e Kosoves, nderkohe qe ministri serb per Kosoven, Sllobodan Samarxhiq, ka propozuar nje marreveshje per ndarjen e Kosoves ne vija etnike. UNMIK-u nuk beson se ky propozim do te diskutohet mes Zyres se OKB-se ne Beograd dhe Qeverise serbe, meqe, sipas zyrtareve te ketij misioni, bisedimet jane kerkuar qe te mbahen nga Zyra e OKB-se, e jo nga Beogradi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›