Petrovic: Punojme per interesin e serbeve te Kosoves
"Pjesemarrja ne institucionet e Kosoves eshte ne interes te komunitetit serb", thote kryetari i Partise Liberale, Sllobodan Petrovic. Ne nje interviste per Radion Evropa e Lire, ai shpreh keqardhje per qendrimin e Qeverise serbe, qe u ka kerkuar t'i leshojne institucionet pas pavaresise.
Ministri per Kosoven, Slobodan Samarxhiq, pas pavaresise se Kosoves ka thene se te gjithe serbet duhet t'i leshojne institucionet e Kosoves. Ju, nuk e keni degjuar?
Nje pjese e Qeverise se Republikes se Serbise ka rekomanduar qe te mos dilet ne zgjedhjet e 17 nentorit te vitit te kaluar. Megjithate, meqenese ne jetojme ketu dhe deshirojme qe vete te merremi me brengat tona, qe sic edhe ka qene slogani yne, te udheheqim vete jeten tone, kemi bere ate qe na ka thene ndergjegjja jone, ashtu sic kane menduar edhe njerezit qe kane dale ne zgjedhje. Natyrisht, tani, nga kjo perspektive, shihet se kemi pasur te drejte. Po ashtu, edhe pas deklarates se 17 shkurtit, njerezit qe kane degjuar porosine e Samarxhiqit, sot shihen duke mbajtur greve para qendres Koordinuese Serbe. Mua me vjen keq qe ata u kane besuar fjaleve te ministrit, duke marre parasysh se tash eshte fushate elektorale dhe ne kete kohe gjithcka eshte e mundur. Une e di se kjo rruge qe e kemi zgjedhur, eshte shume e rende dhe kerkon shume pune, shume angazhim dhe ka shume sfida. Une jam njeri realist, i cili e di se situata ne Kosove nuk mund te ndryshoje brenda nates, qe problemet e serbeve te Kosoves, te grumbulluara per shume vite, nuk zgjidhen vetem duke qene pjese e institucioneve, por nese jeni ne institucione, atehere duhet te jepni angazhim te caktuar, pra duhet te punoni shume. Ne, natyrisht, kemi se per cka te lavderohemi dhe natyrisht qe tani jam edhe me i sigurt se kemi zgjedhur ate rruge, qe, para se gjithash, eshte ne interes te komunitetit serb dhe meqe eshte ne interes te komunitetit serb, eshte ne interes edhe te vete shtetit serb.
Ne momentin e shpalljes se pavaresise keni qene jashte institucioneve. Keni thene se do te ktheheni duke kembengulur se eshte ne interes te komunitetit serb. A eshte permiresuar jeta e komunitetit serb per shkak te pjesemarrjes suaj ne institucione?
Pas 17 shkurtit, kane qene rrethana tjera dhe ne kemi bere ate qe kemi menduar se eshte me optimale, me reale ne ate moment. Ajo qe kemi bere ne, ka qene ne marreveshje me te gjithe bartesit e institucioneve ne Kosove dhe me komunitetin nderkombetar. Dhe, nuk eshte se ne jemi kthyer pas kesaj, por ne thjesht kemi marre pjese me te gjithe kapacitetin tone ne punen e institucioneve. Meqe me pyetet, mund te them me pergjegjesi te plote se nje nga ndikimet qe kemi pasur, ka qene zgjidhja e problemeve te barnave te dedikuara per komunitetin serb, nje grumbull problemesh tjera, te lidhura me sigurine, perkatesisht me sigurine e qytetareve dhe me ata njerez qe pas 17 shkurtit kane leshuar vendet e tyre te punes. Natyrisht qe keta njerez vijne te ne, ne menyre qe ne te veprojme si garantues per kthimin e serishem te tyre ne institucione. Kjo nuk eshte e lehte, por ky eshte mandati yne.
Cka konkretisht eshte zgjidhur me problemin e barnave? Behet fjale per shperndarjen apo jo?
Nuk eshte vetem shperndarja e barnave. Thjesht eshte dashur ta veme situaten ne binare. Ne e kemi mundesuar kete, ne menyre qe probleme te tilla mos te perseriten me.
Problemet kane qene te natyres procedurale. Si i keni zgjidhur ju ato?
Ministria e Shendetesise ka kerkuar specifikat e atyre barnave, qe vijne ne Kosove dhe qe i dedikohen komunitetit serb. Ne kemi treguar se jemi faktore dhe partnere. Dhe, nuk eshte vetem kjo. Programi yne perfshin mbetjen e komunitetit serb ne Kosove, permiresimin e kushteve per jetese dhe, se treti, kthimin dhe jo vetem kthimin ne kuptimin deklarativ, por kthimin real, i cili vertet mund te jete praktik dhe ne ate drejtim kemi bere perparime te medha. Gjithsesi, Ministria per Kthim dhe Komunitete ka bere disa projekte ne ate drejtim. Ajo qe mund te them me optimizem te madh, eshte se ministria ka perfunduar projektin kapital, i cili i dedikohet komunitetit serb. Behet fjale per tri ndertesa te medha banimi qe do ndertohen mes Gracanices dhe Llapna Selle. Mjetet i ka ndare Qeveria e Kosove dhe tashme kemi edhe lejen e qeverise lokale. Kjo do te shihet pas 8 ose 9 vjetesh. Une, sinqerisht, shpresoj se ndertimi do te filloje muajin e ardhem. Ne nuk do te ndalemi vetem me kaq. Shpresojme se me afrimin e konferences se donatoreve, nje pjese e mjeteve do t'i dedikohet komunitetit serb. Ne kete drejtim, ne jemi ne perfundim te nje projekti per ndertimin e nje vendbanimi urban per komunitetin serb, i cili do te zhvillohet ne tri faza dhe dedikohet per 22 mije njerez. Per kete aktivitet kemi perkrahjen e Qeverise se Kosoves dhe faktorit nderkombetar ne Kosove.
Por, perderisa per dike jeni partner, te tjeret ju akuzojne se keni pranuar pavaresine e Kosoves?
Une mendoj se kjo ceshtje eshte shume e qarte. Kur u shpall deklarata e pavaresise, ne nuk kemi qene te pranishem ne Kuvend. Dhe, gjithsesi, ne jemi pjese e komunitetit serb, i cili ne mase te madhe eshte kunder kesaj deklarate dhe asnje njeri normal nuk do te pajtohej me konstatimin se ne i kemi kontribuar kesaj situate. Ndersa, rreth asaj se kush e ka pranuar pavaresine e Kosoves e kush jo, koha do te tregoje se kush e ka cuar Kosoven ne kete drejtim. Gjithsesi, ne kemi pasur Ekipin Negociator te Republikes se Serbise dhe te Qeverise se Kosoves dhe aty duhet kerkuar pergjegjesia.
A eshte e pranueshme per ju Kushtetuta e Kosoves, e miratuar se fundi? A kane votuar deputetet e Partise se Pavarur Liberale pro kesaj kushtetute, ne te cilen Kosova definohet si shoqeri multietnike, kurse gjuha shqipe dhe ajo serbe jane zyrtare?
Ne nuk kemi marre pjese ne hartimin e Kushtetutes dhe ka qene realisht e pritur qe nuk do te marrim pjese ne votim. Ne nuk kemi pasur mundesi qe te ndikojme ne ate kushtetute, por ajo me te cilen jemi te kenaqur eshte se ne kemi ndikuar ne ndryshimin e nje neni, nje ligji, ku tani shkrimi serb nuk do te jete vetem ne formen latine, si dhe pjesemarrja ne institucione nuk eshte e kufizuar. Gjeja kryesore ne kete mes eshte ligji per shtetesine, i cili ka qene me se i keq per komunitetin serb, ndersa koha do te tregoje se cfare domethenieje ka pasur. Kushtetuta eshte akti me i larte dhe ju mund te pajtoheni ose jo me te, por ajo duhet te respektohet. Kjo eshte sikurse klima, nuk mund te votoni per te, por ju mbetet qe t'i pershtateni asaj.
Eshte paralajmeruar organizimi i zgjedhjeve lokale dhe parlamentare te Serbise ne Kosove, por UNMIK-u dhe institucionet e Kosoves dhe, se fundi, Grupi i Kontaktit thone se zgjedhjet lokale jane ne kundershtim me Rezoluten 1244. Cili eshte qendrimi juaj?
Une, vertet, mendoj se nuk eshte mendim i mire, qe keto zgjedhje te organizohen pa pajtimin e UNMIK-ut dhe shihet se edhe Qeveria e Kosoves eshte kunder organizmit te ketyre zgjedhjeve dhe kjo duhet trajtuar me seriozitet. Une sinqerisht frikesohem se me aktivitete te tilla mund t'i shkaktojme probleme komunitetit tone, sepse nga cdo gje qe nuk e ka perkrahjen e komunitetit nderkombetar dhe te institucioneve lokale, nuk pritet situate e mire, perkatesisht mund te priten aktivitete te ndryshme nga ana e atyre qe kundershtojne keto zgjedhje.