Nusja 8-vjeçare fiton divorcin nga burri 58-vjeç
Riad - Një “nuse” 8-vjeçare në Arabinë Saudite arriti të fitonte divorcin pasi ishte martuar pa dëshirën e saj nga i ati me një burrë 50 vjet më të madh se vetja. Lajmi i radhë bëhet i ditur nga mediat vendase, të cilat thonë se vendimi është marrë nga një gjyqtar i ri.
Vajza kishte kërkuar që më parë të ndahej nga bashkëshorti i saj 58-vjeçar, por një gjyqtar tjetër kishte refuzuar të shprehej, pasi ajo duhej të arrinte pubertetin përpara se t’i drejtohej gjykatës.
Vajza kishte kërkuar që më parë të ndahej nga bashkëshorti i saj 58-vjeçar, por një gjyqtar tjetër kishte refuzuar të shprehej, pasi ajo duhej të arrinte pubertetin përpara se t’i drejtohej gjykatës.