E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi, PS akuza

Tiranë -Menjëherë pas sondazhit të publikuar sot, ka reaguar Partia Socialiste, duke theksuar se tashmë situata është e qartë për të gjithë shqiptarët. Erion Braçe tha se nga 20 institucione të vlerësuara, 14 prej tyre konsiderohen si më shumë të korruptuara se sa të ndershme. “Me të korruptuarit mbeten ministrat e Sali Berishës, deputetët e Jozefina Topallit dhe shpesh të emëruarit e tyre, tatimoret dhe doganierët. Qeveria e Sali Berishës ka një index vlerësimi të korrupsionit prej 78.9 pikë dhe është rritur me 6.5 pikë në krahasim me një vit më parë”-theksoi Braçe në një konferencë për shtyp.

Sipas tij, kjo është pasqyra e vlerësimeve që shqiptarët bëjnë për korrupsionin, transparencën dhe besimin tek institucionet. “Jam i bindur që nëse sondazhi do të bëhej sot, dy muaj larg nga dita e zgjedhjeve, shifrat do të ishin edhe më të rënda.Qeveria e Sali Berishës, Ministrat e tij, Drejtuesit Politikë të Administratës kanë nisur një fushatë të llahtarshme zhvatje dhe plaçkitje të pasurisë dhe të mirave publike”-tha më tej Braçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›